Aksident tragjik në New York, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur/ Dyshohet për akt terrorist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident automobilistik i cili po hetohet si akt terrorist, ka ndodhur në Rochester, New York, gjatë një koncerti të organizuar me rastin e festave të fundvitit.

Një automjet tip “SUV Ford” dhe një automjet tip “Mitsubishi” janë përplasur duke dëmtuar edhe disa këmbësorë aty pranë.

Mediat e huaja raportojnë se nga aksidenti kanë humbur jetën dy pasagjerë të cilët ndodheshin në automjetin “Mitsubishi:, si dhe është dërguar në spital, në gjendje kritike për jetën, shoferi i po këtij automjeti.

Ndërsa shoferi i automjetit “Ford” ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, 3 këmbësorë janë plagosur nga përplasja e dy makinave, të cilët aktualisht janë në spital dhe njëri prej tyre është në plagosur rëndë.

Policia amerikane dyshohet se aksidenti mund të ketë qenë i qëllimshëm nga një prej shoferëve, si një akt terrorist.

1704211727_yukdkjdkd.JPG

Pas shuarjes së flakëve që përfshinë makinën “Mitsubishi”, policia gjeti në brendësi të saj disa bombula gazi që ishin të mbushura.

Shoferi i këtij automjeti kishte lënë më parë në një hotel një shënim ku shprehej se donte të kryente vetëvrasje.

Gjithashtu, familjarët e tij kanë deklaruar se ai vuante nga bipolariteti, por kjo nuk është ende e vërtetuar nga një raport mjekësor./O.S

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV