Beqaj del nga SPAK/ Po zbatoj kërkesat e drejtësisë, ka 4 javë që kërkoj raportin e KLSH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në dalje nga SPAK ku u paraqit si çdo javë në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ish ministri Ilir Beqja deklaroi se po zbaton vendimin ndërsa kërkoi që t’i vihet në dispozicion raporti i KLSH  mbi të cilin siç tha ai janë bazuar pretendimet për shkelje në lidhje me konçesionin e Sterilizimit.

“Që prej 20 nëntorit në zbatim të vendimit të gjykatës duhet të paraqitem te një nga hetuesit e çështjes së sterilizimit. Ky proces ndodhi dhe sot.”

Pyetje: Një javë më parë janë bërë kontrolle në shtëpinë tuaj dhe janë sekuestruar edhe disa sende. A keni bërë apelim?

Beqaj: Jo jo. Kjo është një gjë që mund ta refuzosh brenda 24 orësh. Unë e kam pranuar që në momentin që ka ndodhur si kontrolli dhe sekuestrimi i sendeve. Të nesërmen kam kërkuar që laptopin ku kam të gjithë materialet e sterilizimit të ma japin sa më shpejt që të mund të vazhdoj komunikimin me SPAK për çështjen e serilizimit, siç jam i hapur për të zbatuar çdo gjë që kërkon drejtësia kërkoj që edhe ajo të jetë korrekt me mua.

Ka katër javë që kemi kërkuar të gjithë raportin e KLSH mbi të cilat është ndërtuar pretendimi i shkeljeve të ndryshme dhe akoma nuk më është vënë në dispozicion.

PyetjeMarrëdhënie juaj me personat që përmenden në dosjen e SPAK? Kush është pronari i Gzona?

Beqaj: Ermal Kurtulajn e njoh prej më shumë se 15 vitesh. Që në maj të 2022 ka punuar në një projekt që ndiqej nga SASPAK. Lokali Gzona nga shkurti i 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare ekonomike me familjen time. Bashkëshortja ime është larguar në shkurt të 2020 dhe nga gjithë puna që ka bërë ka marrë 1,5 milionë lekë të vjetra./e.t

Të fundit

VIDEO/ Nga një gol për secilën skuadër, Milan dhe Roma ndajnë pikët në “San Siro”

Barazim 1-1 në sfidën mes Milanit dhe Romës në Serie A. Reijnders shënoi në minutën e 16-të, duke i...

“Ky as nuk ndërrohet”/ Livia flet për Laertin: Vesh të njëjtat pantallona…

Livia dhe Rozana kanë disktuar sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” në lidhje me sjelljen e Laertit. Sipas Livias, Laerti nuk është afruar...

Kroacia mban zgjedhjet presidenciale, kush janë rivalët për president të vendit

Kroatët më 29 dhjetor zgjedhin presidentin e ri, teksa presidenti aktual Zoran Millanoviq, po prin sipas sondazheve. Rivali i tij kryesor në zgjedhjet presidenciale,...

“S’jemi si aleanca e qelbësirave”/ Alibeaj për zgjedhjet e 2025-ës: Synimi ynë….

Në zgjedhjet e kësaj pranvere, forcat e reja politike siç mund të jetë "Djathtas 1912", presin që të sigurojnë votën e atij që quhet...

Shqipëria, perla e fshehur evropiane…

Turizmi masiv në vende të njohura turistike në verën e vitit 2024, shkaktoi demonstrata të dhunshme, kryesisht në Spanjë, shkruan Noémie Dambrin në një...

Lajme të tjera

Web TV