5 gabimet që bëjnë gjyshërit në raport me nipërit/mbesat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë prindër, mendojnë se angazhimi i gjyshërve në rritjen e nipërve dhe mbesave është një çështje argëtuese, që i mbush me emocion, shpresë dhe lumturi. Por, sipas ekspertëve ka disa mënyra apo hapa të gabuar që ndoshta edhe pa dashje gjyshërit i bëjnë pa marrë miratimin e prindërve më parë.

Ja pesë gabime që gjyshërit duhet t’i shmangin:

-Dhënia e dhuratave apo parave pa miratimin e prindërve

Gjyshërit e konsiderojnë shpesh normale blerjen e dhuratave me idenë që të gëzojnë nipërit/mbesat e tyre, por kjo shihet si burim tensioni nëse më parë gjyshërit nuk kanë marrë miratimin e prindërve. Ndonjëherë gjyshërit mund të futen në telashe sepse blejnë gjëra për nipërit/mbesat që prindërit mund të mos i miratojnë, si dhurata të shtrenjta ose të tepruara, ndaj më parë mirë është që ata të pyesin prindërit.

-Mosrespektimi i orareve të prindërve

Nëse një gjysh/e vepron si kujdestar/e mund të lindin pakënaqësi. Shumë herë, gjyshërit harrojnë që fëmijët janë në punë me orare të zgjatura dhe plot angazhime të tjera, ndaj duhet parë mundësia e ndihmës dhe kohës së kaluar me nipërit/mbesat. Mos harroni, se kalimi i kohës cilësore me ta është më e rëndësishme se sasia.

-Mosrespektimi i kufijve

Të anashkalosh autoritetin dhe dëshirat e prindërve është një tjetër fushë ku gjyshërit futen në telashe.

-Kritikojnë stilin e prindërimit

Gjyshërit shpesh kanë një qasje ndryshe ndaj prindërimit që mund të jetë në kundërshtim me mënyrën se si fëmijët e tyre po i rrisin nipërit/mbesat. Ata mund të ndihen të mosrespektuar nëse prindërit duket se e shpërfillin përvojën, por në fund të fundit, ata duhet të marrin vendime që duken më të mira për familjen.

Lexo edhe :  “E kaluara që na intrigon…”, Meri Shehu paralajmëron shenjat për javën e fundit të vitit

-Nuk punojmë me problemet që lindin

Sigurisht, kujdesi për nipërit/mbesat mund të jetë i ndërlikuar dhe shpesh kërkon që gjyshërit të marrin vendime. Është e pashmangshme që në një moment ata të bëjnë diçka kundër dëshirës së prindërve. Mënyra se si e trajtojnë këtë do të vendosë tonin për ecurinë e marrëdhënies. Nëse u tregojnë fëmijëve se e respektojnë kohën dhe autoritetin e tyre si prindër, do i ndihmojë të forcojnë rolin si gjysh/e i/e besuar./E.Ç

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV