E frikshme, koronavirusi ka mbyllur në shtëpi gjysmën e popullsisë së botës

Mbi 3.9 miliardë njerëz janë të detyruar ose të lutur nga qeveritë e tyre që të qëndrojnë në

shtëpi, për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19. Këto masa të izolimit të detyrueshëm ose

të rekomanduara, shtetrrethimi dhe karantina, kanë prekur mbi 90 vende dhe territore.

Ky është bilanci që ka publikuar sot agjensia francez e lajmeve AFP. Vendi i fundit, që i shtohet listës duke filluar nga nesër është Tajlanda, duke e çuar në 50 për qind shifrën e popullsisë botërore që është aktualisht nën karantinë.

Ndërkohë, Hong Kongu ka rivendosur sot një karantinë 2-javore për baret dhe lokalet, kjo është masa më e fundit kundër valës së re të Covid-19, e lidhur me infeksione të importuara dhe asimptomatike. Një rregullore e botuar me urgjencë, vendosi ndalimin e lëvizjes nga ora 6:00 e pasdites me orën lokale, duke përfshirë restorantet dhe klubet që shërbejnë alkool.

Shteti i dikurshëm kolonial, ka bërë të ditur se 62 raste të prekura kanë lidhje me baret, duke shkaktuar infektimin e 14 personave të tjerë, përfshirë edhe një foshnje 40-ditëshe. Shkelësit, do të dënohen me 6 muaj burg dhe 6.500 dollarë gjobë. Deri më tani, Hong Kongu ka pasur 765 të infektuar me Covid-19 dhe 4 të vdekur, ndërsa ka ngjallur polemika fakti se nga 37 raste të regjistruara dje, 2 prej tyre janë punonjës të salloneve të bukurisë, ndaj të cilave janë marrë masa të rrepta shtërnguese.

Bashkë me qendrat e masazhit, në vend të ndalesës 14-ditore, janë vendosur kufizime për baret e karaokeve, klubet e natës që hyjnë në zbatim të enjten. Më 28 mars kinematë dhe palestrat u mbyllën për 14 ditë. Një javë më pas restorantet u detyruan të përdornin dezinfektantë, dhe ta mbushnin sallën maksimumi në gjysmën e kapacitetit maksimal.

Lexo edhe :  Sulmi izraelit, reagon Katari: Nuk do ta tolerojmë këtë sjellje kriminale të turpshme

S.T