Dekolte e hapur dhe fund i tejdukshëm, modelja i ‘vë flakën’ rrjeteve sociale

Modelja e famshme, Demi Rose, ka festuar vitin 2024 duke ndarë një sërë fotosh shumë provokuese, ashtu siç ajo di.

28-vjeçarja britanike, e cila nuk është e panjohur për format e saj të lakmueshme në mediat sociale, ‘ndezi’ rrjetin me paraqitjen e radhës duke treguar gjoksin ‘bombastik’ në një palë reçipeta të vogla rozë në formë sirene.

Demi kombinoi pjesën e sipërme me një fund të bardhë të tejdukshëm. Krahas postimit ajo shkroi: “Alienët më rrëmbyen … tani jam në Utopi”./O.S