8 restorante në botë që duhet t’i provoni së paku një herë në jetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A i dashuroni udhëtimet? Jeni të dhënë pas degustimit dhe shijimit të ushqimeve dhë pijeve?

Atëherë lexojeni me kujdes këtë material tepër interesant që po sjellim për ju.

Do ju tregojmë për 8 restorantet që duhen provuar patjetër në botë dhe këtu nuk flasim vetëm për menunë që ofrojnë, por sepse shijet kombinohen mirë me atmosferat dhe pamjet, që e bëjnë përvojën një “Eksperiencë “, nga ato me “E” të madhe.

Darkë në një zonë me rërë

Provoni ta vizitoni Costance Hotels& Resorts, në detin e Maldiveve, gjatë perëndimit të diellit. Këtu do të gjeni tryeza të dekoruara nën dritën e qirinjëve, teksa nata ka nisur të bjerë.

Në savana

Ndërsa darkoni në një tarracë në Epako Safari Lodge & Spa Relais & Châteaux, në Namibi, ju do të jeni dëshmitarë të një spektakli unik të rinocerontëve, gjirafave, oriksave, leopardëve, etj., që me shumë mundësi mund t’i shihni duke pirë ujin poshtë në pishina.

Restoranti nënujor në Norvegji

Restoranti “Under” ndodhet në Norvegji dhe arrin një thellësi prej 5 metra e gjysmë, duke i dhuruar klientëve një pamje magjepsëse nën Detin e Veriut. I vendosur në fshatin Baly të Norvegjisë dhe aty do të shijoni një darkë me bazë kryesisht peshku.

Restorant në një shpellë

Keni menduar ndonjëherë të konsumoni drekë ose darkë brenda një shpellë? Në restorantin e njohur të Korsikës jugore “La table de la Grotte” mund ta bëni këtë dëshirë realitet. Aty do të hani ushqim nën dritën e qirinjve, në një shpellë natyrore me pamje të mrekullueshme në tarracë. Më së shumti në këtë restorant shërbehen ushqime tradicionale korsike.

Lexo edhe :  “The Devil Wears Prada 2”, moda e mbuluar me diamante

Mes pemëve

Të ulur rehat në një kapsulë bambuje, do ngriheni butësisht lart në gjethet tropikale të pyllit të lashtë të Koh Kood. Aty do të jeni në gjendje të vëzhgoni oqeanin ndërsa shijoni shijet dhe verërat fantastike, të shërbyera nga një kamarier personal. E gjithë kjo ndodhet në Soneva Kiri në Tajlandë.

Një restorant me pamje antike

Në hotelin “Zannier Sonop”, në Namibi, darkat organizohen nga feneri dhe drita e qirinjve në dunat e shkretëtirës. Shërbimi aty bëhet nga një kamerier me doreza të bardha, i cili do i përkushtohet maksimalisht kërkësave tuaja.

Restorant prej akulli

“Arktik Snoëcastle”, në Finlandë, është një restorant i bërë tërësisht nga akulli. Çdo vit që nga viti 1996, ai është rindërtuar me dorë, sipas një dizajni të ri. Brenda, muret janë zbukuruar me skulptura të gdhendura po në akull.

Arrini në restorant me teleferik

“Kartell Bistrot Panoramic”, aty mund të shijoni një nga pamjet më të bukura në botë. Mund të arrini atje nëpërmjet teleferikut “Skyëay Monte Bianco” që niset nga Courmayeur. Tavolinat dhe karriget transparente të Kartell ndërthuren në mënyrë fantastike me peizazhin përreth./E.Ç

Të fundit

Vuçiq përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë...

Aksident me vdekje në Vorë, detajet e fundit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së hënës në zonën e Vorës. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues...

Këshilli i Ambasadorëve shpreh shqetësim për lajmin se Izraeli ka nisur operacionin

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim për lajmin se Qeveria e Izraelit ka nisur operacionin për pushtimin ushtarak të qytetit të Gazës, një veprim...

500 mln euro për vilën e Berluskonit, zbulohet personi që do e blejë

Villa Certosa, rezidenca e ish-Kryeministrit Italian Silvio Berlusconit në Porto Rotondo, Sardini, është gati për t’u shitur. Kjo pasuri, pjesë e trashëgimisë së Berlusconit që...

Lajmi i fundit: Rodrygo do largohet nga Real Madrid, kush do paguajë 110 mln euro?

Edhe pse e nisi si titullar ndeshjen e mbrëmshme ku Real Madrid fitoi 0-3 ndaj Real Oviedo dhe luajti për 63 minuta, Rodrygo duket...

Lajme të tjera

Web TV