Në arrati prej 6 muajsh/ Kuvendi i heq mandatin e deputetit Arben Ahmetajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas mbi 6 muajsh në arrati, Arben Ahmetaj ka humbur mandatin e deputetit dhe Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar KQZ për vakancën. Në shkresën dërguar KQZ, Kuvendi thotë se Ahmetajt i ndërpritet mandati për shkak të mungesës pa arsye për 6 muaj. Hera e fundit kur ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka qenë në Kuvend ka qenë data 6 korrik 2023.

Sipas Kushtetutës, konkretisht nenit 71, pika 2, germa d, mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon 6 muaj rresht në Kuvend.

Tashmë, KQZ duhet të bëjë zëvendësimin sipas rezultateve të zgjedhjeve të 2021 në qarkun e Tiranës, aty ku Ahmetaj u zgjodh deputet me 11.287 vota, duke u renditur në top listën e 5 më të votuarve të PS në këtë qark.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare, mandati i Ahmetajt merret nga Dallëndyshe Bici, aktualisht Drejtoreshë e Kadastrës, e në rast se për shkak të postit, Bici refuzon mandatin, ai i kalon juristit Plarent Ndreca, me 4008 vota personale.

Mbi Arben Ahmetajn rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me skandalin e inceneratorëve. Më 20 korrik SPAK lëshoi urdhër arresti për të, ndërsa disa ditë më vonë u shpall në kërkim ndërkombëtar./E.T

Të fundit

Grupi shqiptar trafikoi 16.4 tonë kokainë në Hamburg! Një nga rekordet botërore

Pamjet që shihni në këtë artikull janë sasitë e mëdha të kokainës që janë trafikuar në Europë nga grupi...

SPAK nis operacionet edhe në Zvicër, zbulohet arsyeja madhore

SPAK e ka vënë Zvicrën në shënjestër, shkruajnë mediat zvicerane “Blick” dhe CH Media. Sipas tyre, një klan kriminal shqiptar dyshohet se ka pastruar...

Tragjas, raportohet zjarr i madh! Përfshihet pylli dhe kullota

Sot pasdite, një zjarr i madh ka rënë në fshatin Tragjas, Njësia Administrative Orikum. Flakët kanë përfshirë zonën me pyll dhe kullotë, duke u përhapur...

SPAK ndoqi edhe presidentin e Erzenit! Sekuestrohen resorti dhe vila 1 mln € në Dhërmi

Ndër personat për të cilët është lëshuar masë “arrest me burg” në kuadër të operacionit që SPAK zhvilloi sot në goditje të grupit kriminal...

Tension SHBA-Izrael: “Mos më thuaj më se njerëzit atje s’kanë uri!”

Një bisedë e tensionuar është regjistruar midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut. NBC News ka zbuluar se Presidenti amerikan e ngriti zërin dhe e...

Lajme të tjera

Web TV