Në situata krizash lulëzojnë “gjenialët”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Shpëtim Luku/Situata e krijuar me Coronavirusin eshte shume e rende. Eshte aq e rende sa nuk ka nevoje te diskutohet, te relativizohet, te kundershtohet. E gjithe bota ka ndaluar se vepruari, shumica e popullsise eshte e izoluar, statistikat e vdekjeve nga vende si Italia, Spanja, Franca, USA etj jane domethenese.

Strategjite e ndjekura nga qeverite e ndryshme nuk jane veprime qe jane ndermarre me psikologji bixhozciu, por te keshilluara e te sherbyera nga ekspertet me te mire te fushes. Nuk kishte si te bente perjashtim nga kjo menyre te vepruari e perballimi situate as Shqiperia.

Ajo cfare kerkohet nga te gjithe ne kete situate te veshtire eshte kontributi i gjithsecilit per tiu bindur strategjise se ndalimit te perhapjes se epidemise duke respektuar ato keshilla e rregulla qe kane sugjeruar ekspertet.

Pra, duke minimizuar sa me shume mundesine e infektimit nga te tjeret dhe mundesine e infektimit te te tjereve. Mirepo, edhe pse permasat dramatike te situates jane te thjeshta per tu kuptuar, serish ka jo pak persona, zera publike ose jo, qe i veshin vetes statusin e kompetentit per te vene ne diskutim ate qe nuk mund te diskutohet.

Marrin trajten e te “zgjuarit”, atij qe nuk ia hedh dot njeri, te atij qe ka kuptuar se kjo eshte loje, apo se eshte taktike e te pasurve, po se eshte loje e Kines kunder shteteve te tjera, apo se Covid 19 eshte thjesht nje grip, apo se vdekjet ne Itali nuk jane me te medha se sa vite te tjera, apo se numri i madh vdekjeve ne Itali, Spanje etj lidhet me rrjetin 5G, apo se vaksina egziston, por do nxirret ne momentin kur e gjykojne te arsyeshme “ata”.

Pastaj keta apo te tjere vazhdojne te keshillojne qeverine se cduhet te beje per te perballuar nga ana ekonomike situaten, e mesojne ate sa para duhet te nxjerre, ku duhet ti coje, sa duhet te coje, duke e presupozuar buxhetin e shtetit si nje “shtypshkronje” qe mund te prodhoje para, dhe jo si nje arke ku mblidhen kontributet ne trajte forme taksash e tatimesh.

Lexo edhe :  Ku tundet një bush del një Berishë

Keta japin “keshilla” e propozime shpenzimesh duke e perfytyruar buxhetin e shtetit si nje thes ku jane mbledhur nja 4.5-5 miliarde euro, duke mos kujtuar per asnje cast se per 3 muajt e pare te vitin shteti mund te kete mbledhur vetem afro 1 miliarde euro. Dhe qe ndryshe nga projeksioni, te ardhurat ne vazhdim do te jene me renie te theksuar. Megjithate “gjenialet” vazhdojne, nuk stepen ne “zotesine” e tyre.

Edhe ne rastin e termetit te nentorit, serish po kjo kategori tipash nuk ndalonin me protagonizmin e tyre nepermjet budallalleqeve. Pavaresisht se cfare sqaronin ekspertet, ata vazhdonin ne te tyren, sepse nuk ua hedh njeri. ?. E kerkonin shkakun e termeteve te njepasnjeshem tek Gjiri i Lalezit, pastaj tek kerkimet per nafte nga USA e gjithfare teorish. Ketyre tipave vetem tek me e thjeshta nuk iu shkon mendja. Qe keto ngjarje kane ndodhur per ato arsye qe personat kompetente thone qe kane ndodhur.

Por ne historine tone te ketyre 30 viteve ka qene edhe nje ngjarje tjeter, sikurse ishin piramidat financiare, ku po ky arketip individi merrte persiper te shpjegonte se ato ishin skema pastrimi parash, se ishin te inicuara nga Amerika, apo se VEFA, Gjallica e te tjeret ishin kompani investuese. Vetem tek fakti qe ishin thjesht skema te grabitjes se parave te njerzve nuk iu shkonte nder mendje.

Ndersa kur ua evidentoje kete fakt, menjere te hidheshin e te stigmatizonin: aha, ti je skolastik, sje per keto pune ti. Me pas, kur ngjarjet rrodhen ne ate menyre si rrodhen dhe ti kujtoje se ishte koha e ” hakmarrjes” tende qe do ti vinte ne veshtiresi ata te “zgjuarit”, serish ngeleshe pa fjale kur prej tyre dilte fjalia: sjam i bindur, dicka fshihej aty!!!
Per keta individe ka vetem nie fjale: njihni mire veten dhe mos abuzoni me lirine qe demokracia ia siguron pa limit gjithsecilit.

Të fundit

Dueli i shekullit, Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish pas 5 vitesh

Pesë vite pas përballjes së fundit zyrtare, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të rikthejnë rivalitetin mes tyre, këtë...

Trump sulmon CNN dhe New York Times: Të pushohen gazetarët!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi që CNN dhe The New York Times të pushojnë nga puna “MENJËHERË” të enjten gazetarët që raportuan për...

Iu nënshtrua operacionit në gju, ndërron jetë futbollisti 18-vjeçar

Bota e futbollit po përjeton një tronditje të thellë pas lajmit për vdekjen e Camilo Nuin, një lojtar 18-vjeçar që luante për ekipin rezervë...

Protesta e madhe në Serbi të shtunën, Vuçiç: Do ndërhyjmë vetëm nëse…

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha të enjten, përpara një proteste antiqeveritare në Beograd të thirrur nga një lëvizje studentore më 28 qershor, se "shteti...

Kush e meriton “Topin e Artë”? Kjo është përgjigjja e legjendës Figo

Legjenda e futbollit botëror, Luis Figo, ka përmendur një lojtar jo edhe aq popullor si fitues të mundshëm të Topit të Artë. Sipas tij,...

Lajme të tjera

Web TV