Louis Vuitton nxjerr në shitje një çantë luksi për të marrë bukë me vete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pharrell Williams, drejtori kreativ i koleksioneve të meshkujve në Louis Vuitton ka krijuar një çantë sanduiçi që është në shitje për më shumë se 3,000 dollarë.

Frymëzim për William siç duket ka qenë çanta klasike e letrës për sanduiç që të gjithë e kemi pasur nëpër duar, por me hyrjen në lojë të Louis Vuitton tani kemi të bëjmë me një aksesor luksi. Çanta ka hyrë në shitje zyrtarisht pak ditë më parë, vetëm në pikën ‘pop-up’ të LV në West Hollywood, ndërsa në pasarela u shfaq verën që shkoi.

Çanta ka ngjyrën dhe detajet klasike të markës, ku përfshihet edhe cilësia më e mirë e lëkurës, por nuk mbahet si një çantë e zakonshme.

Kjo nuk është hera e parë që LV i vjen kaq pranë përditshmërisë me stilin e çantave. Në 2007-ën, u publikua koleksioni i çantave për pazar që mbanin logon Louis Vuitton./E.Ç

Të fundit

Mori mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet/ Kleana Xhuveli: Do përfaqësoj 80 mijë votues

Kleana Xhuveli e cila mori mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet, thotë për Report Tv se nuk u fut në...

Aksident në Korçë/ Makina përfundon me rrota përpjetë, plagoset çifti

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure, në fshatin Dvoran të Korçës. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar me rrota...

Regjimi Tango

Nga Fatbardh Kadilli Shkak u bë një shkrim fare kaps i një deputeti të opozitës. Nisi si një debat mbi arkitekturën mes meje dhe një...

Himarë/ U rrëzua ndërsa zbriste nga shkëmbi me litar, ndërron jetë turistja holandeze

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në zonën turistike të njohur si “Gjiri i Filikur”, ku një shtetase holandeze ka humbur jetën...

Makbeth bëhet një mjuzikël i përgjakshëm në festivalin e Edinburgut

Lady Macbeth në mbrojtje krahu bashkon komedinë e zezë, këngët dhe atletizmin, ndërsa një lojtare e re e netbollit përballet me ambiciet e saj...

Lajme të tjera

Web TV