Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka mbyllur seancën e sotme parlamentare pas vetëm disa minutash, për shkak të mos arritjes së një konsensusi me deputëtët e opoztiës.

Me mbarimin e himnit kombëtar kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka replikuar me kreun e grupit të PD Gazment Bardhi, pasi ky i fundit i është afruar foltores dhe ka kërkuar largimin e gardës, ndërsa ligjvënësit e tjerë opozitarë janë rreshtuar pranë foltores.

Ajo ka bërë disa herë thirrje që deputetët e opozitës të zënë vendin e tyre për t’i mundësuar Presidentit Bajram Begaj të mbajë fjalën e tij, fjalim që më pas u anulua.

Nikolla përshpejtoi miratimin e ndryshimeve në qeveri ku përfshihen krijimi i ministrive të reja, ndërsa u finalizua edhe betimi i deputetit më të ri socialist, Plarent Ndreca mes brohorimave të opozitarëve./O.S