Çmimet e referencës sipas vjetërsisë së pronës, cilat do të ulen me 50%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për rishikimin e formulës për taksimin e pasurive të paluajtshme në rast shitjeje përveç reduktimit të çmimit të referencës 1% çdo vit në varësi të vjetërsisë së ndërtesës parashikon ulje 50% të çmimit të referencës për apartamentet e privatizuara në ‘92.

Aktualisht për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, çmimi për metër katror është 70% e çmimit sipas zonave kadastrale, vetëm në rastin e shitjes së parë. Pra për apartamentet e ndërtuara në periudhën komuniste për shkak të amortizimit çmimi i shitjes së tyre llogaritet me 30% reduktim të çmimit të referencës.

Sipas Ministrisë së Financave parashikohet që për këtë kategori banesash çmimet e referencës do të amortizohen 50% nga 30% që është aktualisht.

Shembujt e reduktimit të çmimit të referencës 1% në vit kur pronat shiten

Për ndërtesat e tjera udhëzimi i ri parashikon që çmimet e referencës do të amortizohen me 1% në vit në varësi të moshës së ndërtesës.

Pra nëse ndërtesa është ndërtuar në vitin 2010, në rast shitje të apartamenti në zonën e ish Bllokut ku çmimi i referencës është 228,400 lekë për metër katror për shkak të amortizimit çmimi i referencës zbritet 14% (nëse apartamenti shitet në vitin 2024). Pra për shkak të llogaritjes së tatim fitimit 15%, vlera e pronës do të llogaritet me çmim referencës së reduktuar 14% apo 31,976 lekë më pak për metër katror.

Për një apartament të ndërtuar në vitin 2005 në zonën e Medresesë (zona kadastrale 8/2) ku çmimi fiskal është 156,700 lekë për metër, nëse apartamenti shitet në vitin 2024 vlera e pronës do të llogaritet me çmim referencës së reduktuar 19% apo 29,773 lekë më pak për metër katror.

Sakaq ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e agjentëve imobiliarë të tregut të pasurive të paluajtshme përfshirja e amortizimit të pallateve te çmimet e referencës me qëllim përafrimin e tyre me çmimet e tregut.

“Nuk mundet që një pallat i viteve ‘70- ‘80 të ketë po të njëjtën vlerë reference me një pallat të viteve 2020-2022. Dhe në vijim do të jetë vetë tregu që do ta tregojë këtë realitet me apartamente që shiten nën referencën e re të përcaktuar”, u shpreh më herët për Monitor Dritan Leka nga agjencia e pasurive të paluajtshme “Century 21 CPM Smart”.

Lexo edhe :  Kredia për shtëpi nuk do merret lehtë, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Edhe drejtuesi i agjencisë imobiliare “Century 21” Jonian Antoni u shpreh më herët se formula që në Shqipëri llogaritet referenca është e gabuar, pasi nuk merr parasysh amortizimin e pronës. “Çmimi i referencës së publikuar duhet të ishte për pronat e reja, dhe pastaj nga çmimi i referencës, kur pronat shiten të reduktohej me një formulë çdo 10 vite 20% e vlerës. Pra nëse blinim një pronë që është ndërtuar 10 deri 20 vite më parë çmimi i referencës llogaritet -20%, nëse blinim një që është ndërtuar 20-30 vite më parë çmimi i referencës do të ishte -40% e kështu me radhë”, veçoi ai.

Ndryshimet e vendimit të 2018-s të botuara në fund të muajit korrik 2023 që hynë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare rritën çmimet fiskale të apartamenteve për 32 zonat kadastrale të Tiranës nga 5 deri 76%. Ndërsa për 5 njësitë administrative, si: Dajt, Farkë, Kashar, Petrelë dhe Pezë çmimet fiskale u shtuan nga 29 deri 60% më shumë se 2018. Për 67 bashkitë e tjera të vendit çmimet e referencës së apartamenteve mbetën të pandryshuara.

Rritja e çmimeve fiskale solli automatikisht rritje të pagesës vjetore të taksës së apartamenteve, të njësive tregtare dhe ndërtesave të tjera, pasi taksa llogaritet mbi vlerën e shtëpisë apo të dyqanit.

Për të dyja kategoritë pushteti vendor e llogarit vlerën e ndërtesës (si për banim dhe për aktivitet tregëtar) sipas çmimeve të referencës. Për shtëpitë e banimit niveli i taksës është 0,05% e vlerës, ndërsa për njësitë tregtare 0,2%. Tirana është e ndarë në 32 zona kadastrale, si dhe 13 komuna jashtë qytetit, të cilat pas ndryshimeve të ligjit për autonominë vendore njihen si njësi administrative.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete pohoi më herët se këtë vit do të ketë rishikim të çmimeve të referencës edhe në zonat bregdetare./Monitor/  S.M

Të fundit

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e...

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë nga qindra trupa të Gardës...

Lajme të tjera

Web TV