Ishte duke raportuar në jug të Ukrainës, plagoset korrespondenti i REL-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dmytro Yevchyn, korrespodent i Realiteteve të Krimesë, projekt i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, është plagosur, teksa ai dhe një koleg janë goditur nga një sulm rus me artileri, sa kanë qenë duke raportuar në rajonin jugor të Ukrainës, Zaporizhja.

Yevchyn ka qenë duke filmuar një material bashkë me kameramanin Mykyta Isayk, afër qytezës Robotine në rajonin e Zaporizhjas, më 17 janar, kur ka ndodhur sulmi.

Ai ka pësuar një prerje në këmbë dhe ka marrë ndihmë mjekësore prej ushtarëve ukrainas, para se të dërgohej në spital në Zaporizhja.

Personeli mjekësor ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Yevchyn i është nënshtruar një operimi të suksesshëm në këmbë, ndonëse ende është në njësitin për kujdes intensiv.

Ushtria ukrainase e ka akuzuar ushtrinë ruse për shënjestrim të gazetarëve, të cilët kanë pasur jelekë të posaçëm që i identifikojnë si pjesëtarë të mediave.

“Në luftërat moderne, sulmet me artileri nuk kryhen pothuajse asnjëherë pa ndihmën e dronëve. Ndërkohë, forcat e armatosura të Federatës Ruse e kanë shënjestruar dhe sulmuar një person që ka pasur xhaketë që e identifikon si punëtor mediash dhe ia garanton mbrojtjen, sipas ligjit ndërkombëtar”, ka thënë ushtria ukrainase përmes një deklarate.

Yevchyn ka punuar në projektin për Realitetet e Krimesë prej vitit 2018.

Përgjatë punës së tij është marrë shpesh me jetën e shtetasve ukrainas nën pushtimin rus në rajonet lindore ukrainase, Donjeck dhe Luhansk.

Pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Yevchyn, bashkë me Isayk, kanë raportuar për beteja dhe zhvillimet ushtarake përgjatë linjës së frontit.

Sipas Institutit të Ukrainës për Media, prej nisjes së luftës, 70 ushtarë janë vrarë, prej tyre 10 sa kanë qenë duke kryer punë e gazetarit.

Lexo edhe :  Përmbyset kamioni, shkakton “lumë qumështi” në rrugët e New Yorkut

Sipas të dhënave të institutit, 25 gazetarë tjerë janë plagosur në luftë.REL

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV