Debati për zgjedhjet në Serbi/ Parlamenti Europian: Rezoluta do të miratohet në shkurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kështu ka thënë Komisionari evropian Didier Reynders, i cili ka përfaqësuar Komisionin Evropian në debatin për zgjedhjet në Serbi, që është zhvilluar në Parlamentin Evropian.

Sipas tij, shqyrtimi i parregullsive vlen edhe për burimet lokale, si në Beograd, ashtu edhe në komunat tjera. Reynders ka thënë se pret që Serbia t’i zbatojë menjëherë të gjitha rekomandimet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

“Ne jemi të gatshëm të mbështesim Serbinë në zbatimin e këtyre rekomandimeve. Po ndjekim me vëmendje protestat në Serbi, pas zgjedhjeve. Më lejoni të nënvizoj rëndësinë dhe të drejtën e mbajtjes së demonstratave paqësore. Në të njëjtën kohë dhuna nuk është zgjidhje dhe nuk është e pranueshme”, ka thënë ai.

Debati për Serbinë është futur në rendin e ditës të seancës plenare të Parlamentit Evropian pasi një grup partish politike kanë bërë kërkesë për mbajtjen e një debati të jashtëzakonshëm.

Kërkesa është bërë prej socialdemokratëve, liberalëve, të gjelbërve dhe të majtëve.

Gjatë debatit të 17 janarit, dorëzuesi i kërkesës, Andreas Schider, ka thënë se në vend që të kërkohet transparencë, “presidenti dhe kryeministri i Serbisë kritikojnë vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve në mënyrën më të ashpër dhe më të keqe”.

Ndër parregullsitë në zgjedhje, ai përmendi “votuesit fantazmë, blerjen e votave si dhe raportimin e njëanshëm mediatik”.

Parlamenti Evropian e ka pasur një mision vëzhgues për zgjedhjet në Serbi. Në krye të misionit ka qenë përfaqësuesi evropian, Klemen Groshell. Përgjatë debatit, ai e ka përsëritur se janë konfirmuar parregullsitë në procesin zgjedhor, të cilat, sipas tij, dëshmojnë se vendi ka problem serioz në përmbushjen e standardeve themelore demokratike dhe në zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Lexo edhe :  Palët nuk ndryshojnë qendrim/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Popullistët evropianë janë përpjekur që të pengojnë debatin për Serbinë, duke iu referuar mospublikimit të raportit përfundimtar të vëzhguesve ndërkombëtarë. Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale dhe krahinore janë mbajtur në Serbi më 17 janar.

Koalicioni opozitar, “Serbia kundër dhunës”, nuk i pranon rezultatet dhe kërkon përsëritjen e zgjedhjeve, duke deklaruar se partia në pushtet, Partia Përparimtare Serbe (SNS) ka fituar me vjedhje elektorale.

Kjo parti dhe liderët në pushtet i mohojnë akuzat. Prej kur janë mbajtur zgjedhjet, një pjesë e opozitës ka organizuar çdo mbrëmje protesta me kërkesën për anulimin e rezultateve.

Zgjedhjet në Serbi do të diskutohen sërish në Parlamentin Evropian, javën e ardhshme. Debati do të mbahet në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, më 23 janar.

Pas diskutimit të mbajtur, të mërkurën, më 17 janar, Parlamenti Evropian pritet të miratojë rezolutë për këtë çështje, në një seancë plenare që do të mbahet në muajin shkurt./O.S

Të fundit

Pse ‘bosët’ në Angli refuzojnë të punojnë me shqiptarët? E zbulon gazeta

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani. Një...

Punonjësi i postës akuzohet për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit

Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presionesh qytetarin shqiptar Sinan Patozi, punonjës i postës private...

Mërtiri: Nëse ka patur vjedhje votash, nuk janë bërë pa “bekimin” e Berishës

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se kontradikta ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton me Sali Berishën. Sipas tij, kreu i PD...

Pjetër Kaza u ekzekutua me 12 plumba! ashkëshortja: Ruhej prej gjakmarrjes

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjetër Kazës pak ditë më parë në Lezhë. Mësohet se në vrasjen e 57-vjeçarit...

Motori i ujit i mori jetën! Detaje të reja nga vdekja e turistit britanik në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, në plazhin e Durrësit. Turisti 34-vjeçar me shtetësi britanike, Sylvester Obeg,...

Lajme të tjera

Web TV