Kryeministri, Edi Rama ka ironizuar sërish kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, duke thënë se është dakord me të, për çka ai thotë në video.
Rama ka shpërndar një video të kryetarit Basha teksa thotë se, shqiptarët janë mjaftueshëm të stresuar për ta dëgjuar atë pasi flet nga mëngjesi deri në dark broçkulla, krahas videos kryeministri ka shkruar, “DAKORD ME TY?“.
“ Besoj se shqiptarët janë mjaftueshëm të stresuar për të më dëgjuar mua…flas nga mëngjesi deri në dark broçkulla”, ka thënë kryetari Basha, ndërsa ka qenë në një komunikim për media.
Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Rama ironizon kryetarin Basha, për një kohë të gjatë ai e ka ironizuar për shumëzimin e gabuar, 7X7=42. /Fjala.al