Dëborë dhe akull, moti i acartë “mbërthen” qarkun e Dibrës, katër fshatra të izoluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temperaturat e ulëta vijojnë të mbajnë të mbërthyer Qarkun Dibër.

Moti i acartë vijon të mbajë të mbërthyer Qarkun e Dibrës, ndërkohë që situata më problematike mbetet në zonat rurale ku ka trashësi të madhe të borës.

Gazetari Enver Doçi raporton se fshatrat e dy njësive administrative në Bulqizë, Ostrenit e Trebishtit si dhe fshatrat Tërnovë e Madhe dhe Tërnovë e Vogël të Zerqanit janë të izoluara pasi trashësia e borës arrin deri në 60 centimetra.

Situatë problematike paraqitet edhe në rrugët e qytetit të Bulqizës ku ka prani të madhe të akullit. Temperatura gjatë mbrëmjes në Bulqizë zbriti deri në minus 12 gradë celsius, duke krijuar shtresa të mëdha akulli dhe të bëjë të vështirë lëvizjen e këmbësorëve.

Njësitë administrative Sllovë, Zall Dardhë e Zall Reç në Dibër janë të izoluara totalisht, ndërsa Lura ka komunikim vetëm me Rrëshenin.

Në Mat të bllokuar janë fshatrat e Njësisë Administrative Xibër të Bashkisë Klos, fshati Selixë në Bashkinë e Matit.

Sa i përket rrugëve nacionale Skuraj – Burrel – Klos, Rruga e Arbrit, Bulqizë – Peshkopi dhe Peshkopi – Kukës kalimi bëhet paprobleme, ndërsa Ura e Çerenecit – Librazhd kalimi bëhet me shumë vështirësi edhe me zinxhirë.

Është rikthyer energjia elektrike ku kishte ndërprerje ndërsa nuk ka probleme momentalisht me ujin e pijshëm./E.T

Të fundit

Prapaskenat e merkatos, Barcelona bën gati 5 largime në gusht

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, nuk është në turneun aziatik të skuadrës, por po qëndron në zyrat e klubit....

S’ka më shitje në gropë, Rama paralajmëron reformën e madhe me ndërtimet

Qeveria shqiptare mendon se ka ardhur koha që projektet e rëndësishme në sektorin e ndërtimit të mos financohen vetëm nga kreditë bankare, por të...

Rusët nuk ndalen, breshëri dronësh dhe raketash mbi qiellin e Kievit

Ukraina u përball me një tjetër breshëri dronësh dhe raketash nga Rusia. Sulmet kanë vijuar në të gjithë vendin për të paktën gjashtë orë...

Berisha ka frikë nga kodi i ri penal: Nëse unë shaj Irena Gjokën… Janë ligje diktature!

I pakursyer në akuzat dhe denigrimin e njerëzve të drejtësisë, nga çdo paraqitje në SPAK si i pandehur për korrupsion, Sali Berisha u shfaq...

700 milionë lekë cash, SPAK godet dy ‘Exchange’, sekuestrohen pasuri

Dy kompani të njohura në fushën e këmbimit valutor në Tiranë, janë goditur nga Prokuroria e Posaçme, pas një hetimi nën dyshimet se kishin...

Lajme të tjera

Web TV