Mori ryshfet nga i dënuari/ Dënohet me 2 vite burgim, ish-gjyqtarja Zamira Vyshka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Apeli i Gjykatës së Posaçme Anti-korrupsion (GJKKO) ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite burg për ish gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka.

Apeli i posaçëm la në vuqi vendimin e dhënë nga GJKKO në korrik të vitit 2023, i cili gjithashtu, i hiqte Vyshkës të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3-vjeçare. Apeli ka dhënë vendim dhe për avokatin Ilir Pashaj, për të cilin do të dënohet me 1 vit e katar muaj burgim.

Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik 2023 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ular dënimin me 6 muaj të të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.

Përgjimet dhe vëzhgimet e SPAK nxorën zbuluar gjyqtaren, pasi i arrestuari Xhulio Musaj, i akuzuar në vitin 2019 për vjedhje kërkoi një ulje dënimi me 6 muaj burg. Familjarët ofruan shumën 200 mijë lekë me negociator avokatin Ilir Pashaj, ndërsa gjyqtarja kishte kërkuar dyfishin, pra 400 mijë lekë. Ata ishin të gatshëm të jepnin paratë e kërkuara për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj Xhulio Musajt, por me fryrjen e shumës nga gjyqtarja, nuk kishin pranuar./O.S

Të fundit

Orë me diell e temperatura të larta/ Rikthehet vera në shtator

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët me temperatura të larta dhe...

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u shpall "i përmbyllur" nga...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Lajme të tjera

Web TV