Italiani bënë të fortin duke thënë se ka shok një shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 19-vjeçar, banor i Katanias, Itali, shpërndarës lëndësh narkotike, ka kërcënuar një 34-vjeçar klient të tijin se, nëse nuk e paguante atë menjëherë, ai do t’i dërgonte shqiptarët për t’ia marrë.

E gjitha filloi për shkak të një borxhi prej 750 eurosh, për të blerë lëndë narkotike nga 34-vjecari, për të cilën shpërndarësi kërkoi pagesën e menjëhershmë përmes kërcënimeve të qarta.

“Nëse nuk më jep të paktën 300 euro sot, do të përfundojë keq si për mua edhe për ty. Nëse nuk mi jep ti, do t’ia marr djalit tuaj, do të dërgoj shqiptarët të t’i marrin”,- i ka thënë shpërndarësi.

I shqetësuar për kërcënimet, veçanërisht për ato që i drejtohen djalit të tij 2-vjeçar, duke mos pasur para në dispozicion për të shlyer borxhin, ai kërkoi ndihmë nga policia, e cila pasi dëgjoi faktet, organizoi një mision për të shtënë në dorë 19-vjeçarin.

Djali u shfaq tek shtëpia e 34-vjecarit, por duke e pritur atë, ai gjeti karabinierët që e prangosën sa hap e mbyll sytë. Pasi e vunë në pranga, karabinierët kontrolluan shtëpinë e tij, ku gjetën dhe sekuestruan një armë lodër, markë “Kimar”, e cila mund të ishte arma e përdorur për të trembur viktimën./Burimi: lasiciliaweb.it Përshtati: Fjala.al/

Të fundit

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Lajme të tjera

Web TV