Pse janari quhet muaji i divorceve?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janari njihet si muaji kur shumica vendosin të lënë pas gjithë veset e këqija dhe t’ia nisin nga e para. Mes gjërave që lihen në të shkuarën, siç flasin disa studime, hyn edhe martesa, sepse në muajin janar, sipas studiove ligjore të avokatisë ka një rritje të numrit të kërkesave për divroc.

Artikujt bazuar në studime nga viti 2016 e mbrapa, i kanë vendosur në mënyrë jo zyrtare muajit janar titullin: “Muaji i divorceve”.

Nga Dita e Falenderimeve dhe deri në fund të vitit, zyrat e avokatisë kanë ritëm shumë të ngadaltë, sepse njerëzit i lënë divorcet pezull për pas pushimeve ka thënë për NY Times, Vicky Townsend, drejtuese ekzekutive e Aleancës Nacionale të Profesionistëve të Divorceve.

“Njerëzit ndjekin parimin: Vit i ri, fillime të reja”, shpjegon më tej ajo. Thënë me shifra, në SHBA, sipas një pjese të mirë të studiove ligjore numri i divorceve brenda janarit është 25-30% më i lartë.

Interesant është fakti që edhe Google e mbështet deri diku këtë arsyetim, pasi sipas analizës që i është bërë kërkimeve për divorc në këtë periudhë, prej datës 6 janar deri në 12, ka një rritje të ndjeshme në krahasim me muajt e tjerë.

Fjala “divorc” kërkohet shumë edhe në fund të dhjetorit, ndërsa për vitet 2016 dhe 2018, muajt që kishin më shumë kërkime për divorc ishin përkatësisht marsi dhe shtatori. Megjithatë, tendenca vazhdon të favorizojë janarin edhe aktualisht.

“Trendi i divorceve” në janar thuhet se ka nisur në vitet 1970-1980. Por, jo çdo avokat dhe studio ligjore bie dakord me këtë konkluzion.

David K. Wilkinson, partner i “Wilkinson and Finkbeiner Law Firm” në San Diego shprehet se nuk është aq e pazakontë rritja e divorceve në janar, por e vetmja arsye pse bie në sy çdo ndryshim në shifra është fakti se nëntori dhe dhjetori janë muaj shumë të ngadaltë në këtë drejtim.

Lexo edhe :  E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur

Ndërsa një studim i hershëm, realizuar nga Universiteti i Washington, në vitin 2016, analizoi të dhënat nga viti 2001 deri në 2015-ën duke nxjerrë si muajt e pikut të divorceve marsin dhe gushtin.

Tema ka ende diskutime të hapura, sepse nuk ka një studim të qartë aktualisht që tregon ritmin e shifrave pas vitit 2018. Por nga konstatimet e viteve të fundit, sidomos pas pandemisë Covid-19, numri i divorceve ka arritur majat dhe ka rënë me ritme shumë të ngadalta prej asaj kohe./E.Ç

Të fundit

23-vjeçari shqiptar sherr me asistenten e fluturimit, avioni bën ulje emergjente (Emri)

Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer...

Polici hero shpëton shoferin që po pësonte atak kardiak

Një ngjarje dramatike është regjistruar në Joplin, Misuri të Amerikës, ku një polic shpëtoi jetën e një drejtuesi që po pësonte atak kardiak në...

I vdiq burri në banesë, 47-vjeçarja akuzon mjekët se nuk e diagnostikuan si duhet

Një 47-vjeçare nga Kolonja ka kallëzuar në Polici stafin mjekësor të klinikës ku kishte kryer analizat bashkëshorti i saj, i cili i ndërroi jetë...

Tatimet “furnizojnë” arkën e shtetit me miliarda euro, ja sa shkojnë shifrat

Të ardhurat në buxhetin e shtetit rezultojnë të jenë rritur me 7% në pjesën e parë të vitit. Sipas bilancit, nga janari deri në qershor...

Paketa e 18-të e sanksioneve të BE-së i vë ‘lakun në fyt’ Kremlinit

 Monada Mehmetaj, Strasburg Në kulmin e vitit të tretë të agresionit rus ndaj Ukrainës, Bashkimi Evropian shpalli më 17 korrik 2025 paketën e 18-të të...

Lajme të tjera

Web TV