Zakonet e njerëzve që nuk shtojnë kurrë peshë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ne të gjithë kemi në jetën tonë persona që nuk shtojnë asnjë gramë peshë trupore dhe ne shpesh pyesim veten se cili është sekreti i tyre.

Mund të jetë një dietë e rregullt ushqimore, përkushtim i tepruar në palestër, gjenet, apo një kombinim faktorësh. Pavarësisht motiveve apo të vërtetës, ata janë njerëz me fat, ndryshe nga një pjesë e popullsisë apo njerëzve që janë në një “luftë” të përditshme me kilogramët.

Por, me sa duket ka tri gjëra që njerëzit që këta njerëz nuk i bëjnë kurrë. Ja për çfarë bëhet fjalë!

#1 Ata hanë shëndetshëm

Shanset janë që njerëzit që kanë një peshë fizike që reflektojnë se janë fit dhe bëjnë një jetë të shëndetshme, bëjnë zgjedhje të mira dietike, duke nisur nga ushqimet pa shumë sheqerna dhe yndyrna të shtuara, te frutat dhe perimet. Pavarësisht ndikimit të këtij regjimi në peshën e tyre, një gjë është e sigurt: Një dietë e shëdetshme ndihmon në parandalimin e diabetit, goditjes në tru, sëmundjeve të zemrës dhe problematikave të tjera që kërcënojnë jetën.

#2 Ata hanë derisa të ngopen

Jo vetëm kaq, por është shumë e dobishme të kuptoni se çfarë po hani. Trurit i duhen 20 minuta që të regjistrojë sinjalin se ndiheni të ngopur. Jo vetëm ajo çfarë hamë, por edhe mënyra se si hamë, sa shpejt hamë, vonë apo herët kanë goxha ndikim në fizikun tuaj. Ju duhet të ndaloni së ngrëni kur ndiheni të ngopur. Tretja është një proces që fillon më pas.

#3 Ata janë fizikisht aktivë

Shumica e njerëzve që kanë një peshë trupore të rregullt janë edhe fizikisht aktivë. Hulumtimet tregojnë se keni më shumë gjasa të shtoni peshë kur rri shumë gjatë ulur. Ekspertët rekomandojnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik intensiv në javë. Por, nëse doni të humbni peshë, ose të ruani atë aktualen, ju duhet të ushtroheni edhe më shumë, sipas klinikës “Mayo”, një ndër më të famshmet në SHBA./E.Ç

Të fundit

“Kemi gjetur një blerës për TikTok”, Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj…

A ka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? Presidenti amerikan, Donald Trump i cili...

“Nata e Thikave të Gjata”, ekzekutohen pa gjyq kundërshtarët e Hitlerit

30 Qershor 1934 Nga Leonard Veizi Ka netë në histori që nuk flenë kurrë. Jo prej zhurmës, por nga hijet. Ato netë ku heshtja bëhet më...

Horoskopi ditor, 30 Qershor 2025

Dashi Për sa iu përket çështjeve te ezmeres, priten emocione pa fund gjate kësaj dite. Do ndiheni te lumtur ne krahët e partnerit tuaj dhe...

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë në rrezik banesat, pronat dhe...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Lajme të tjera

Web TV