Bëri ndërhyrjen në tru, Genc Fuga kujton momentin më humoristik të atij episodi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur, Genc Fuga foli dje për peripecinë lidhur me problemin shëndetësor që kaloi gjatë verë së 2023-it.

Fuga iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të vështirë pas një ishemie në tru. Për fat të mirë aktori gëzon sot shëndet të plotë.

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Genc Fuga tregoi se çfarë ka ndjerë në momentin e parë kur pësoi episodin në tru. Ai tha se goditja në tru e paralizoi dhe se ishte kulmi ta shikonte dorën e mos ta lëvizte dot.

I pyetur se kur e kuptoi se çfarë po ndodhte me shëndetin e tij, Fuga u shpreh:

“E para unë e kam të vështirë të mos e lidh me aspektin humoristik. Ishte kulmi ta shikoje dorën dhe mos ta lëvizje dot. Ishte kulmi, që të të mos bindej edhe dora jote. Mbaj mend vetëm një sekuencë, një ndër sekuencat, se shumë herët për të harruar, kisha Enin te koka dhe ishte momenti kur nëpërmjet ndërhyrjes do më kthenin zërin. Mirëpo, deri në atë moment komunikoja me infermieret dhe me Enin, kryesisht me shenja dhe me tinguj. Edhe më hoqën atë pajisjen dhe më erdhi zëri. Eni ishte prezente, edhe i thashë asaj infermieres: “Të lumshin duart, por ti nuk e di çfarë do heqësh tani se unë do flas”.

Rasti me sëmundjen e rëndë të aktorit u bë i njohur kur gruaja e tij bëri thirrje publike në rrjetet sociale dhe kërkoi ndihmë në mbledhjen e shumës prej 19 mijë eurosh, për ndërhyrjen kirurgjikale në një spital privat.

Në një kohë rekord, shuma e kërkuar jo vetëm që u sigurua, por u tejkalua.
Përmes aplikacionit gofundme u grumbulluan në total rreth 43 mijë euro. Po ashtu edhe qeveria mbuloi 2 milionë lekë të reja shpenzime për kurimin./E.Ç

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV