“Mos hapen letrat për një pjesë të Foltores se do vijë erë”/ Çfarë paralajmëron Kulluri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri tha në një intervistë televizive se te Rithemelimi ka disa deputetë që nuk e duan reformën zgjedhore dhe listat e hapura se kanë qenë gjithmonë të pavotuar.

Sipas tij, qëllimi i PD është që qytetarët ta zgjedhin vetë deputetin për ta çuar partinë nga kryetari tek demokratët.

“Ka një grup në Foltore që kanë frikë nga vota. E vetmja që na ndan ne është reformën zgjedhore e dimë ndryshimin e sistemit, votën e emigrantëve e ata e dinë të çohet Alibeaj të ulet Bylykbashi. Reforma zgjedhore s’ka të bëjë me kush është bashkëkryetar. Nëse ne kërkojmë lista të hapura, ku qëndron tradhtia këtu ndaj demokratëve?  Ne po kërkojmë që qytetarët ta zgjedhin vetë deputetin, këta dua që ta caktojë Berisha. Këta që bëjnë luftë me shpata në publik pastaj dalin që janë ortakë në pallate, kanë koncesione që i kanë dhënë vetes dhe vazhdojnë marrin para nga qeveria. Më mirë të mos hapen këto letra për një pjesë të Foltores se do dalë erë e keqe shumë”, tha Kulluri./e.t

Të fundit

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi...

Breshëria e kallashnikovit në Fushë Krujë, babai i Mond Vogës: E di kush e ka bërë

Babai i Mondi Vogës, personi që ka në pronësi lokalin në Fushë Krujë ku mëngjesin e së premtes u qëllua me breshëri kallshanikovi, ka...

Historike! Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

Shqipëria do të presë e Samitin e NATO-s, në vitin 2027, duke shënuar herën e parë në historinë e vendit tonë që Tirana do...

Vila, makina e truall, 45-vjeçarit nga Gjirokastra i sekuestrohet pasuria

Një mori pronash, përfshirë këtu godina banimi dhe truall toke, por edhe makina, i janë sekuestruar një 45-vjeccari nga Gjirokastra. Operacioni për sekuestron e pronave...

Qielli shqiptar është kthyer në rrugën e re të ekonomisë

Shqipëria, vendi i detit dhe maleve, po ndryshon lojën. Qielli mbi ne është kthyer në rrugën e re të ekonomisë, ku fluturimet drejt Tiranës...

Lajme të tjera

Web TV