E thonë shkencëtarët izraelitë: Kjo është data kur testojmë vaksinën anti-COVID

Shkencëtarët në Izrael janë shumë pranë përfundimit të vaksinës kundër koronavirusit. Dr. Chen Katz, drejtuesit i grupit të bioteknologjisë MIGAL, ka thënë për ‘The Jerusalem Post’ se, vakisna do të jetë gati shumë shpejt dhe do të testohet tek njerëzit më 1 qershor.

MIGAL punon prej javësh për realizimin e vaksinës dhe rezultatet kanë qenë pozitive. Pritet të shihet se si kjo vaksinë e re do të përgjigjet në trupin e njeriut për të luftuar COVID-19.

48 persona kanë ndërruar jetë në Izrael nga koronavirusi, ndërsa të infektuarit janë 7,493.

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën është 1,237,420, ndërsa viktimat llogariten të jenë 67.260.