Boris Johnson shtrohet në spital, në Britani flasin për gjendje të përkeqësuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

(*Foto e fundit e Boris Johnson në publik, pasi ishte konfirmuar me COVID-19)

Boris Johnson, kryeministër i Britanisë Madhe, është shtruar mbrëmjen e sotme në spital si pasojë e simptomave të vazhdueshme të koronavirusit. 10 ditë më parë Johnson konfirmoi se ishte infektuar me COVID-19, por do të drejtonte qeverinë ‘online’.

Por edhe pse zyrtarë nga qeveria theksojnë se shtrimi në spital është një masë paraprake, mediat britanike shkruajnë se kjo lëvizje i jep zë pretendimeve se shëndeti i kryeministrit është përkeqësuar.

Në orët në vijim pritet të mësohet më shumë mbi gjendjen shëndetësore të kreut të qeverisë britanike.

Për situatën mbi shëndetin e Boris Johnson ka reaguar edhe presidenti shqiptar, Ilir Meta: “Me shqetësim po ndjek gjendjen aktuale shëndetësore të z.Boris Johnson, Kryeministrit të Britanisë së Madhe, këtij vendi mik e partner shumë të rëndësishëm të Shqipërisë.
Duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, i shpreh solidaritetin dhe mbështetjen time gjatë këtyre ditëve të vështira për të dhe familjen e Tij!
Shpresoj që Kryeministri Johnson të kthehet së shpejti me energji të reja në krye të angazhimeve të Tij tepër të rëndësishme, në dobi edhe të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve e popujve tanë!”

Të fundit

Tension mbi detin Baltik, dy avionë italianë ndjekin avionin rus

Për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, dy avionë italianë F-35 u ngritën në qiell...

Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio u përball me një moment të sikletshëm në Ibiza teksa policia nuk e njohu dhe e ndaloi për një kontroll. 50-vjeçar,...

Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve: Evakuohuni!

Prej ditësh Shqipëria po përballet me një situatë të pazakontë të zjarreve. Sipas raportimeve të fundit, 37 vatra zjarri janë aktive ku situata në...

Takimi i Alaskës, Zelensky: Putin po luan blofin

Ka përfunduar telefonata midis kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe liderëve të Europës. Në përfundim të saj, Kancelari gjerman, Friedreich Merz ka...

Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe

Marcus Rashford (27 vjeç) dëshiron të përfitojë sa më shumë nga huazimi te Barcelona për ta rilindur karrierën e tij, pas disa viteve të...

Lajme të tjera

Web TV