Artistët nga Kosova 10-orë paraburgim në Shqipëri, policia i ngatërroi me kriminelë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme Policia shqiptare ka ndaluar disa anëtarë të një ekipi artistësh nga Kosova, nën dyshimin se ishin trafikantë të lëndëve plasëse (tritoli).

Ata erdhën në Shqipëri nga aeroporti ‘Nënë Tereza’ në datën 4, pas dy interpretimeve të shfaqjes “The Handke Project” “Teatro di Rifredi”, që është një prej skenave të “Teatro della Pergola” në Firence më 2 dhe 3 shkurt.

Ata u ndaluan nga Policia teksa ishin rrugës për në Kosovë dhe janë mbajtur për rreth 10 orë.

“Kemi qenë në terr të plotë informativ. Nuk na e komunikonin pretekstin e ‘shoqërimit’. Por pastaj e kuptuam që duan të na lidhin me atë grupin e Gjilanit që u kap me tritol.

Nuk donin t’i shihnin biletat e avionit, ku kuptohej që ne sa ishim kthyer nga Italia. Ata thjesht synonin që në konferencën për media të paralajmërojnë me pompozitet që ‘kanë qenë efikas’ dhe se kanë kapur tërë grupin e ‘kontrabandistëve kosovarë’. Prandaj na shantazhonin e na kërcënonin”, ka treguar për Koha.net një nga anëtarët e ekipit të shfaqjes, pa dashur t’i përmendej emri.

Ata qëndruan në oborrin e Komisariatit të Kukësit do të qëndronin për rreth tri orë, e më pas u dërguan në Tiranë.

Sipas dëshmisë së njërit prej anëtarëve të grupit, ata kanë qëndruar në Komisariat me eksponentë të botës së krimit dhe janë trajtuar si kriminelë.

“Aty mandej na kanë përplasë në dhoma me të ndaluar të tjerë, në kushte të tmerrshme higjienike e në të ftoftë ekstrem”, tha ai për mediat e Kosovës.

Në njoftimin e Qendrës “Multimedia” për këtë rast tregohet se përfundimisht janë lënë të lirë në mëngjesin e së hënës, pasi u sqarua se ishin arrestuar e mbajtur gabimisht.

Lexo edhe :  Shlyerja e faturave të papaguara, OSHEE miraton paketë të re për t’i paguar me këste

“Pamja e përgjithshme e Policisë së Shqipërisë është ajo e një ngrehine dhune të normatizuar. Gjatë këtyre rreth dhjetë orëve kemi qenë pre e një terrori sistematik, kemi qenë të sulmuar fizikisht e psikikisht nga vagabondë të veshur në uniforma policore. Për një kohë kaq të shkurtër disaorëshe kemi parë e ndeshur një botë njerëzish që objektiv të parë kanë poshtërimin e uljen e dinjitetit të tjetrit; Që gjuhen seksiste, dhunën psikike, shakatë pa kripë e kërcënimet i kanë kryefjalë të punës e sjelljeve të tyre. Ne thjesht ndihemi të turpëruar për sjelljet dhe veprat e tyre”, shkruhet në njoftimin e lëshuar pas lirimit nga Policia ku kanë qëndruar rreth 10 orë. Në njoftim përmenden edhe raste kur disa zyrtarë policorë janë sjellë tejet normal.

Dramaturgu Jeton Neziraj, autor i shfaqjes e udhëheqës i Qendrës ‘Multimedia’ ka thënë se kjo që ka ndodhur me një pjese te ekipit të “The Handke Project” është e tmerrshme. “Është pamja më e mjerë e një Shqipërie që po rrëshqet ngadalë në një shtet ku dhuna e brutaliteti bëhen ligj e mjet komunikimi. Fytyrat e policëve dhunues i mbajmë mend, dhe ata kanë emra, kërkojmë që ata të japin llogari para ligjit. Në anën tjetër, duam po ashtu t’i falënderojmë plot nga ata policë e zyrtar, qe edhe në ato çaste dramatike, na mbështesnin e na trajtonin me dinjitet. Edhe këta kanë emra e edhe këtyre do t’ua mbajmë mend fytyrat”, ka thënë ai./e.t

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV