Thuhet se princeshë Diana ka dashur të anulojë dasmën me mbretin Charles për këtë arsye

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për ceremoninë e tyre martesore ka folur gjithë bota, por duket se jo gjithçka ka qenë kaq e bukur dhe vanitoze, sidomos disa ditë pak para ceremonisë. Në librin e saj më të ri, “My mother and I”, të autores Ingrid Seward, autorja e biografisë së familjes mbretërore thotë se princesha Diana ndihej shumë e vetmuar dhe e izoluar para dasmës.

Në një paragraf nga botimi, të publikuar në Daily Mail është zbuluar një episod që ka ndodhur gjatë ditëlindjes së 21-të të Princit Andrew, ku Diana duhet të kërcente me princin Charles, asokohe. Por, ky i fundit e kishte refuzuar, duke u mbyllur në dhomë sepse ishte shumë i zënë me punë.

Elton John kishte performuar gjatë gjithë festës, ndërsa Charles e kaloi mbrëmjen duke punuar dhe duke u siguruar që të fliste me sa më shumë njerëz në telefon për çështje pune.

“Diana ishte e dëshpëruar. I fejuari i saj, princi Charles e kishte kaluar thuajse gjithë javën në Amerikë, e kur ishte momenti që t’i kushtonte vëmendje për të kërcyer dhe për të shijuar një çast bashkë në ditëlindje, ai zgjodhi të mbyllej në dhomë,” thuhet në fragment. “Duke u ndjerë e lodhur emocionalisht, Diana e ndjerë kërceu me një partner të rastit gjatë ditëlindjes,” vijon shpjegimi i situatës në libër.

Në libër, thuhet se Diana shkoi në shtëpinë e babait të saj në Northamptonshire në orën 5:30 të mëngjesit pas festës, duke u ndjerë “e shqetësuar, e zemëruar dhe nuk kishte ndërmend të kthehej më aty. Për sa i përket Diana-s, ajo s’donte t’ia dinte më për martesën me Charles”.

Kur ajo i shpjegoi vendimin të atit, Earl Spencer, ai u tmerrua, shkruhet në libër. Pasi e qetësoi, ai vuri në dukje se prishja e fejesës, pak para ditës së dasmës ishte një akt i pandershëm, sidomos me mbretin e ardhshëm të Anglisë.

Lexo edhe :  Kërkimet vazhdojnë, rritet bilanci i tragjedisë në Teksas, 111 viktima dhe 172 të humbur

Diana nuk u bind asnjëherë plotësisht për vendimin e saj, pas shumë shpërthimeve në lot dhe pavendosmërisë, por duket se biseda me të atin ia ndërroi mendjen, për një nga ngjarjet më të rëndësishme që do të shënonte një pikë kthese në jetën e saj.

“Ajo nuk mund ta mohonte se donte ende të bëhej princesha e Uellsit. Ndonëse në moshën 19-vjeçare, Diana ishte shumë e re për të besuar në një fund të lumtur,” shkroi Seward.

Historia e princeshës Diana dhe mbretit Charles

Diana dhe mbreti Charles u martuan më 29 korrik të vitit 1981 në Katedralen e Shën Palit në Londër, pesë muaj pasi shpallën fejesën e tyre më 24 shkurt të vitit 1981. Dyshja u divorcua në vitin 1996, një vit para se Diana të ndërronte jetë në një aksident me makinë në Paris.

Ceremonia e dasmës shënoi audiencën më të madhe televizive për një ngjarje të tillë, duke u parë nga 750 milionë njerëz në 74 vende të ndryshme të botës./E.Ç

Të fundit

Arrest me burg për tre të rinj nga Kamza, u kapën me armë në Sarandë

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinj nga Kamza, të ndaluar...

Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar teksa në Theth po zhvillohet aksioni për shembjen e godinës së fundit. Banorët po bëjnë rezistencë, por Kryeministri thotë se...

Gjesti fisnik i Alcaraz ndaj princeshës Kate befason Britaninë

Carlos Alcaraz dështoi ta ruante titullin e tij në Wimbledon, duke humbur në finale ndaj italianit Jannik Sinner. Megjithatë, sjellja e tij pas humbjes...

Ulsi Manja pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Drejtësisë së Ukrainës

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, priti sot në Tiranë Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Drejtësisë së Ukrainës, Olha Stefanishyna, në një takim që konfirmon partneritetin...

40-vjeçari Luka Modric mbërrin në Milano, fjalët e tij të para janë super emocionuese

Pas 13 vitesh ku mbajti veshur fanellën e Los Blancos, Luka Modric vendosi të transferohet në kampionatin Italian te Milani, ndërsa ka zbarkuar në...

Lajme të tjera

Web TV