Ratifikimi i marrëveshjes për pensionet me Kroacinë, ja kush përfiton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen me Qeverinë e Kroacisë, nga e cila përfitojnë, të gjitha llojet e pensioneve, më shumë se 3 mijë shqiptarë.

Marrëveshja e negociuar prej shumë kohësh tashmë bëhet efektive me ratifikimin e parlamenteve të të dy vendeve.

Nga marrëveshja me Kroacinë, përfitojnë, sipas të dhënave të Regjistrit Kombëtar Tregtar, 64 biznese kroate me status aktiv, që operojnë në Shqipëri. Ndër këto, 13 kompani janë me pronësi të përbashkët shqiptare dhe të huaj. Sakaq mbi 3000 shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Kroaci, përfitojnë nga kjo marrëveshje.

Finalizimi i marrëveshjes është paraprirë nga një process, përgjatë të cilit janë zbatuar rregullat për koordinimin e skemave të mbrojtjes shoqërore për personat e punësuar, personat e vetëpunësuar dhe punëdhënësit, sipas rregullores të Parlamentit Evropian e të Këshillit Evropian.

Kjo është marrëveshja e 12 që bëhet efektive. Janë gjithsej 16 marrëveshje për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve, ndërsa në proces vlerësimi janë tre të tilla. Në mars do të vijohet me takimet në Beograd për marrëveshjen me Serbinë ndërsa do të fillojnë bisedimet edhe me Poloninë, Sloveninë, po gjatë këtij viti, sipas burimeve të televizionit publik në ministrinë përgjegjëse për punësimin.

Burimet zyrtare thonë se efektet financiare për zbatimin e kësaj marrëveshjeje nuk janë të matshme, sepse maturimi i saj është afatgjatë.

Efektet financiare janë në ngarkim të fondit të sigurimeve shoqërore dhe financohen nga kontributet. Marrëveshja parashikon dhënie përfitimi vetëm për kontributet e paguara.

Marrëveshja konsiston në ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore dhe bazohet në parimin e trajtimit të barabartë të personave të punësuar, të  vetëpunësuarit dhe punëdhënësit.

Bashkimi i periudhave të siguruara, sipas legjislacioneve kombëtare të ndryshme, merren në konsideratë, për të siguruar të drejtën e përfitimeve dhe llogaritjen e tyre.

Lexo edhe :  Lezha ndahet me një grusht votash, tension deri në përplasje fizike për fletën e fundit

Një marrëveshje të tillë qeveria shqiptare e ka nënshkruar dy ditë më parë edhe me Qeverinë e Italisë, nga e cila përfitojnë më shumë se 550 mijë shqiptare, ndërsa marrëveshja është pa afat, pra që siguron përfitimin e pensioneve për të gjithë shqiptarët që punojnë dhe sigurojnë vite kontributive në Itali./e.t

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV