Zjarri del jashtë kontrollit në Fier, rrezikohen banesat pranë fshatit Hambar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vatër zjarri e rënë pranë fshatit Hambar në njësinë administrative Cakran, mbrëmjen e sotme, ka rrezikuar disa banesa.

Sipas banorëve fillimisht zjarri është shfaqur në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë në afërsi te lumit Vjosa, ndërkohë që është përhapur me shpejtësi i favorizuar nga era e fortë.

Banorët tregojnë se një zjarr i tillë nuk është hasur më parë në zonë teksa ka theksuar se janë frikësuar se tepërmi pasi flakët u afruan shumë pranë banesave. Po sipas tyre ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës, që ka bërë të mundur shmangien e rrezikut.

Ndërkohe sipas shefit të shërbimit zjarrfikës pranë bashkisë, Fier, Zija Hyka, tre mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që ka theksuar se banesat pranë vatrës së zjarrit janë jashtë rrezikut./O.S

 

 

 

Të fundit

Fryrje dhe mavijosje në gjymtyrë, Shtëpia e Bardhë reagon për shëndetin e Trump

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut...

Mirror: Shqipëria një perle evropiane, me qytete me kalldrëm dhe plazhe mahnitëse

Lauren Haughey, gazetare e “Mirror”, e përshkruan Shqipërinë si “vendin më të habitshëm ku kemi qenë ndonjëherë”, në një artikull që vlerëson bukuritë natyrore...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë...

1536 – Shkëputja e Anglisë nga Kisha e Romës

Një histori që përfundon me shpalljen e pavlefshmërisë së urdhëresave anglikane nga Papa Leo XIII Ngjarja e vitit 1536, e njohur si fillesa formale e...

Sulmi ndaj kishës në Gazë, Trump telefonon Netanjahun. Izraeli: Ishte gabimi ynë!

Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve izraelite brenda një kishe katolike në qytetin e Gazës, ku mbetën të...

Lajme të tjera

Web TV