Blinken në Tiranë/ Çani zbardh detaje nga vizita: Sekretari amerikan i shtetit po…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Arian Çani është shprehur se sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, vjen në Tiranë në vend të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Llojd Austin, i cili është diagnostikuar me kancer.

Lajmin Çani e bëri të ditur në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku tha se në njëfarë mënyre Blinken po vjen i detyruar në Tiranë për të zëvendësuar kolegun e tij.

Ai tha gjithashtu se qëllimi i kësaj vizite është konferenca e sigurisë që do të zhvillohet në Mynih dhe Blinken sipas tij, do të vijë njëherë në Shqipëri, e pastaj në Gjermani.

“Burime serioze, është rastësi që vjen Blinken të enjten në Tiranë, duhet të vinte sekretari i Mbrojtjes Amerikane, Llojd Austin. Por ai ka një sëmundje të rëndë, është me kancer. Por në kushtet që ai është i sëmurë, i ka dorëzuar funksionet Blinken.

Blinken në njëfarë mënyre vjen sot i detyruar për të zëvendësuar kolegun e tij. Thelbi i kësaj vizite nuk është as McGonigal, as data e gjyqit të tij, por është kjo e Mynihut”, tha Çani./   S.M

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV