Pse Justin refuzoi të performonte me Usher në Super Bowl?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesa duket Usher e ftoi Justin Bieber që të performonte me të në Super Bowl, por këngëtarit të hitit “Baby” nuk i pëlqeu shumë si ide, ndaj refuzoi ftesën, thonë burime për Page Six.

Disa ditë para eventit të madh të Super Bowl, qarkulluan thashetheme se Justin Bieber do të ngjitej në skenë, duke performuar me Usher, para rreth 65,000 shikuesve në stadium dhe miliona të tjerëve që do ta ndiqnin performancën përmes ekranit.

Por, kjo nuk ndodhi dhe në mes të shikuesve në stadium, ishte edhe Justin Bieber, së bashku me bashkëshorten, Hailey. Por, pse zgjidhi Justin ta refuzonte ftesën e Usher për të performuar në një skenë gjigante si ajo e Super Bowl?

Një burim tha për Page Six se nuk ka asnjë hatërmbetje mes Usher dhe Justin. Ky i fundit thjesht nuk e përqafoi si ide. Megjithëse Usher bëri maksimumin, sërish nuk ia doli dot ta bindte mikun e tij.

Justin prej kohësh nuk është rikthyer me një projekt muzikor. Ai anuloi datat e mbetura të turneut të tij “Justice” në shtator të vitit 2022 dhe zbuloi se ishte diagnostikuar me sindromën Ramsay Hunt, e cila mund të shkaktojë paralizë të fytyrës dhe humbje të dëgjimit./E.Ç

Të fundit

Rodrygo injoron klubet prestigjioze dhe zgjedh… klubin pa trofe!

Rodrygo është informuar nga Real Madrid se nuk ka vend titullari në skuadër dhe se duhet të largohet. Sulmuesi...

Luca Toni këshillon Juventusin: Ta them unë se kë duhet të blesh

Luca Toni ka thënë se Juventusi duhet të blejë një zëvendësues nëse do të shesë Dusan Vlahovic. Pavarësisht mbërritjes së sulmuesit të Lille, Jonathan David,...

E mjera Shqipëri! Pensionistët e Durrësit plagosen me thikë për… një lojë domino

Një lojë domino është transformuar në një plagosje me thikë, ku të lënduar kanë mbetur 2 të moshuar nga Durrësi. Burime për A2 bëjnë me...

Trump del blof me sulmin për Beyonce, këngëtarja nuk është paguar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka pretenduar se këngëtarja me famë botërorë, Beyonce ka marrë 11 milionë dollarë gjatë fushatës...

Nxehet situata! Trump: Putin ka kohë edhe 10-12 ditë, ose…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ulur ndjeshëm afatin që i kishte dhënë më parë presidentit rus Vladimir Putin për të arritur...

Lajme të tjera

Web TV