Bëhen të pavlefshme dokumentet me emrin “Maqedoni”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dokumentet personale të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me emrin e vjetër, “Republika e Maqedonisë”, nga 13 shkurti kanë dalë jashtë përdorimit për dalje dhe hyrje në këtë shtet.

Zëvendësimi i dokumenteve personale, pasaportave, letërnjoftimeve, patentë shoferëve dhe lejeve të qarkullimit me ato me emrin “Maqedonia e Veriut”, është obligim për banorët e këtij vendi, bazuar në atë që njihet si Marrëveshja e Prespës ndërmjet Shkupit dhe Athinës për ndryshimin e emrit të shtetit, që ishte arritur më 17 qershor 2018.

Marrëveshja kishte hyrë në fuqi në shkurt të vitit 2019 dhe kishte një periudhë prej pesë vjetësh për t’i zbatuar obligimet e saj, përfshirë edhe ndërrimin e dokumenteve personale.

Nëpërmjet një letre qarkore dërguar të gjitha ministrive greke, ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, “rikujtoi se mesnatën e 12 shkurtit 2024, skadon periudha kalimtare pesë vjeçare lidhur me dokumentet për përdorim ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut”.

Kreu i diplomacisë greke, gjithashtu ka bërë me dije se për të hyrë në territorin grek automjetet nga Maqedonia e Veriut duhet të kenë shënimin NMK ose NM.

Pavarësisht skadimit të afatit të dokumenteve të vjetra, shërbimet doganore dhe policore të Maqedonisë së Veriut kanë bërë të ditur se shtetas maqedonas në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi edhe më 13 shkurt e kanë kaluar kufirin me dokumentet e vjetra me emrin Republika e Maqedonisë.

Edhe pas skadimit të afatit, më 12 shkurt, shumë shtetas nuk janë pajisur me dokumente personale me emrin e ri, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave të Ministrisë maqedonase të Punëve të Brendshme, rreth 650 mijë qytetarë nga 1.8 milion sa numëron Maqedonia e Veriut, ende nuk kanë arritur të bëjnë zëvendësimin e dokumenteve personale me emrin e ri të shtetit.

Për kaosin e krijuar para sporteleve, institucionet kanë fajësuar edhe qytetarët, të cilët, sipas tyre, e kanë pritur momentin e fundit për zëvendësimin e dokumenteve edhe pse kishin kohë të mjaftueshme për të aplikuar.

Lexo edhe :  Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje, stuhi dhe alarm në disa rajone

Për shkak të mungesës së formularëve, qytetarët shqiptarë nuk mund të marrin pasaporta dhe letërnjoftime në dy gjuhë, shqip dhe maqedonisht.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në një konferencë për media të premten tha se qytetarët që ndodhen jashtë vendit pas datës 12 shkurt dhe që kanë dokumente të vjetra udhëtimi, do të mund të kthehen në vend me një fletë udhëtimi, e cila lëshohet në zyrën diplomatike dhe misionet konsullore.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar më 12 shkurt, me procedurë të shpejtë, ndryshimet dhe plotësimet në dy ligje për sigurinë në komunikacion, me të cilat zgjatet vlefshmëria e patentë shoferëve me emrin Republika e Maqedonisë deri në fund të vitit 2024.

Përdorimi i tyre vlen vetëm brenda territorit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ndryshimet u miratuan pasi ligji aktual nuk e parashikonte një gjë të tillë.

Ndryshimi i tyre pasoi reagimet e shumta në opinion pasi në rast të kundërt, nga 13 shkurti të gjithë shtetasit me patentë shoferë të vjetër mund të përballeshin me gjoba të larta.

Për gjendjen e krijuar, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, që është nga radhët e VMRO DPMNE-së, e cila është pjesë e qeverisë teknike, ka akuzuar ish-ministrin Oliver Spasovski, duke ftuar organet e ndjekjes të veprojnë për shkeljet ligjore dhe për mosveprim në kohë.

Akuzat e tilla janë hedhur poshtë nga Lidhja Social Demokrate e ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski duke akuzuar opozitën për përhapje të panikut.

“Përhapja e panikut dhe dhënia e çfarëdo deklarate populiste që nuk është në drejtim të zgjidhjes së problemit me dokumente personale, nuk sjell asgjë të mirë”, thuhet në reagimin e LSDM-së./O.S

Të fundit

Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë

Kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin për një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë janë zbuluar nga agjencia...

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet...

Myslim Murrizi tallet me PD: Le ta qerasin edhe Agron Shehajn me 5 deputetë

SHKRUAN MYSLIM MURRIZI Kjo “qerasja” me deputet nga PD tek partit qe nuk kane vota as per nje mandat, po me “ pelqen” shum Opozita ne...

Detajet dalin në dritë, si po fortifikohet kufiri i BE me Rusinë

Lituania ka njoftuar planin e saj për një vijë mbrojtëse prej 48 kilometrash përgjatë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë, e cila përfshin fusha minash...

Lavrov: Nuk ka siguri evropiane pa Rusinë

Siguria kolektive në Evropë nuk mund të zgjidhet pa pjesëmarrjen e Rusisë, pasi Moska do të mbrojë “me vendosmëri” interesat e saj, tha të...

Lajme të tjera

Web TV