Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy dënohet për financim të paligjshëm në fushatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nicolas Sarkozy, ish-Presidenti i Francës, është shpallur fajtor për akuzat se ka financuar në mënyrë të paligjshme fushatën e tij në vitin 2012.
Sarkozy u akuzua për mbishpenzime në fushatë, ndërsa më pas punësoi një firmë që merrej me marrëdhënien me publikun për ta mbuluar. Sarkozy i ka mohuar gjithmonë këto pretendime.

Rasti i tij u njoh me emrin çështja Bygmalion, pas emrit të firmës në fjalë. Vendimi sotëm erdhi nga gjykata e apelit në Paris që konfirmoi vendimin e shkallës më të ulët për fajësi. Shkalla e Parë kishte vendosur në fakt 1 vit, por Apeli e uli në 6 muaj me kusht.

Avokati i ish-Presidentit francez tha se do të apelojë kundër këtij vendimi. Kjo do të thotë se vendimi nuk mund të kryhet ende. Nëse konfirmohet, me shumë mundësi Sarkozy do të detyrohet që të mbajë një byzylyk elektronik, shërbim në komunitet ose të paguajë një gjobë.

Prokurorët thanë se partia e Sarkozy-t shpenzoi dyfishin mbi kufirin prej 22.5 milionë Eurosh në fushatë. E për të fshehur shpenzimet, i kërkoi firmës Bygmalion që të faturonte partinë dhe jo fushatën. Prokurorët pranuan se nuk mund ta provojnë nëse Sarkozy organizoi apo ishte i përfshirë në këtë skemë, ama sipas tyre, ai ka qenë në dijeni të kësaj ngjarje.

Sarkozy shërbeu në një mandat si president i Francës, deri në vitin 2012. Ai përshtati politika të forta kundër emigracionit dhe luftoi që të reformonte ekonominë franceze në një presidencë në hije për shkak edhe të krizës financiare botërore. Që kur humbi zgjedhjet përballë Francois Hollande ai është shënjestruar nga disa hetime kriminale të ndryshme.

Në vitin 2023 atij iu dha një dënim se ishte përpjekur që të korruptonte një gjykatës në vitin 2014. Ai mori 3 vite burg, duke përfshirë dy me kusht, por apeloi kundër vendimit. 68-vjeçari është i pari ish-president francez që merr një dënim me burg. Telashet për Sarkozy nuk kanë të ndaluar pasi vitin e ardhshëm do të gjykohet nëse mori fonde të paligjshme në fushatën e vitit 2007 nga diktatori i ndjerë i Libisë, Muammar Gaddafi./O.S

Lexo edhe :  Trump mesazh Evropës: Merrni masa për imigracionin para bisedimeve SHBA-BE

 

 

Të fundit

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Krizë politike dhe ekonomike

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve...

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të zbutur krizën humanitare që po...

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer...

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha...

Zaptimi i trotuareve, Rama jep mesazhin e radhës dhe e ka seriozisht

Vijon në të gjithë vendin aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje...

Lajme të tjera

Web TV