‘Ekonomia’ miraton projektligjin për sigurinë kibernetike! Ngrihet qendra e monitorimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një institucion qendror që do të mbikqyrë sigurinë kibernetike dhe parandalimin e sulmeve nga hakerat në institucionet shtetërore dhe institucione private me rëndësi kombëtare do të krijohet nga qeveria. Komisioni i Ekonomisë miratoi këtë të mërkurë në parim projektligjin për Sigurinë Kibernetike që synon mbrojtjen e të dhënave online.

“Ngritja e këtij kuadri ka në fokus kompetenca të shtuara ligjore në sigurinë kibernetike. Kapacitete të reja teknike dhe teknologjike për monitorim të infrastrukturave dhe simulim për të konstatuar mangësitë. Për t’ju përgjigjur sulmeve kibernetike del sot kjo nevojë për të garantuar rrjet të lartë sigurie. Rritje të sigurisë. Përafrim me BE. Detyrim për përmbushjen e objektivave për sigurinë kibernetike…”, tha mes të tjerash Spiropali.

Drejtori i AKCESK Igli Tafa tha se ngritja e kësaj qendre monitorimi (Qendra Kombëtare Operacionale e Sigurisë Kibernetike) është me rëndësi kombëtare në kushtet kur Shqipëria po sulmohet në mënyrë të organizuar nga Irani dhe Rusia.

“Siguria kibernetike është e lidhur me sigurinë kombëtare. Jemi në qendër të sulmeve të kibernetike të shtetit Iranian por jo vetëm jemi target të sulmeve edhe nga grupe të Rusisë por edhe me interesa të shteteve të caktuara. Shqipëria e ka jetike që të investojë në fushën e sigurinë kibernetike. Rreziku i sulmeve kibernetike në Shqipëri është më i lartë se në Ballkan por edhe në Evropë, pasi Irani ka kontraktuar kompanitë më të mëdha, me synim për të shkatërruar sistemet kritike të Shqipërisë”, Tafa.

Sipas tij ky projektligj i jep mundësi AKCESK, të kontrollojë të gjitha sistemet elektronike me rëndësi kombëtare, gjë që aktualisht nuk e ka të përcaktuar në ligj.

“Projektligji i ri i sigurisë kibernetike, synon ta bëjë Shqipërinë një vend model, që bazohet në tre shtylla, ngritja e infrastrukturës për sigurinë kibernetike ose qendra operacionale e monitorimit, që të ngremë një sistem mbrojtje për të dhënat shumë efikas. Të monitorojmë në kohë reale të çdo lloj rreziku që mund ti vij vendit tonë, por edhe të marrë masa për ta parandaluar atë”, shtoi Tafa.

Lexo edhe :  Çfarë ndodhi?/ Berisha mbledh urgjentisht drejtuesit e qarqeve, ja arsyeja

Pjesë e monitorimit do të jenë edhe sisteme me rëndësi në fushat e ekonomisë por edhe sociale, si spitalet në sektorin shëndetësor, shkollat në sektorin e arsimit, apo edhe sektorë si ai i transporti, turizmit, mjedisit, energjisë, telekomunikacionit dhe çdo sektor tjetër që ofron shërbime nëpërmjet rrjeteve dhe sistemeve të informacionit objekt i këtij ligji.

“Objekti i këtij ligji është përcaktimi i të drejtave dhe detyrimeve të subjekteve publike dhe private, të cilat administrojnë infrastruktura të informacionit, rrjetet e komunikimit dhe sistemet e tyre, cenimi apo shkatërrimi i të cilave do të kishte impakt në shëndetin, sigurinë, mirëqenien ekonomike të qytetarëve dhe funksionimin efektiv të ekonomisë në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në nenin 1 të projektligjit.

Kostoja totale e ngritjes së sistemeve për të rritur sigurinë kibernetike përllogaritet në 180 milionë euro, nga të cilat 110 milionë euro janë nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër janë nga donatorët./e.t

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV