Problematikët e shndërruar në banditë/ Kush ishin grupet e para kriminale të Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria e vitit 1991, sapo kishte dalë nga disa dekada izolim total nën regjimin komunist.

Disa fenomene që njiheshin pak ose aspak, nisën të shfaqeshin hapur. Ata që njiheshin si djem problematik në komunizëm, u shndërruan në të fortë të lagjeve në demokraci. E më tej, këta të fortë u shndërruan në kryesues të grupeve kriminale që po kalonin nga veprat ordinere, te trafiqet e më gjerë.

“Njerëz që e presin demokracinë dhe mundohen ti përshtaten rregullave të reja që krijon shoqëria siç është ekonomia e lirë e tregut, barazia para ligjit por edhe liritë që shoqërojnë individin që nëse nuk e kupton mirë demokracinë futet në rrugë që dikush vritet dikush sharrohet“- u shpreh ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari.

Djemtë e rinj me karakter problematik, nisën të organizoheshin në grupe të identifikuar sipas lagjeve. Kështu, kishim djemtë e rrugës Bardhyl, Djemtë e stacionit të Trenit, ata të Rrugës së Kavajës etj. Ata, kishin ambicie të madhe për lavdi dhe autoritet në zonat e tyre.

Ishte mjaft herët për të folur për nivelet e krimit që njohim në ditët e sotme. Krimet e para të tyre, ishin kryesisht ngjarje banale. Ata, e konsideronin veten si mbrojtës të komuniteteve në lagjet e tyre.

Nuk kanë qenë vetëm 2 banda të ashtuquajturat kjo e restorant Durrësit dhe e rrugës Bardhyl. Ka patur edhe shumë banda të tjera në Tiranë që pak është thënë. Ka pasur grupe shumë të fuqishme Rruga e Elbasanit, zona e Ali Demit, Rruga Bardhyl, ish restorant Durrsi, Tirana e Re, Selita, Kombinati dhe kemi Babrrunë të gjitha këto kishin grupet e tyre. Grupe të cilat ishin në një territor të caktuar me background-in e tyre kriminal.

Vetëm në grupet e Rrugës së Elbasanit nga viti 1991-1996 ne kemi 24 persona, djem të rinj të vrarë. Vriteshin për një motor, për një biçikletë, për një lojë për një borxh për ngacmim të një vajze“- u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.

Lexo edhe :  Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, zjarri drejt Llogarasë

 

Të fundit

Pjerin Ndreu: Në Tiranë, lokali i parë që u çmontua ishte i vëllait tim

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv,...

Vjosa Osmani: Në vendin tim, ndikimi i Rusisë është zero

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë me dije se Serbia është shndërruar në shtet satelit të Rusisë e cila synon të krijojë efekt...

Ngjarja në Mat/ Autori i dyshuar, dëshmitar okular në atentatin ndaj Azem Hajdarit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e të riut Renis Dobra pranë liqenit të Shkopetit mëngjesin e 9 korrikut. Hetuesit kanë...

Franca lëshon alarmin: Rusia gati për luftë, rrezik në Ballkan

Franca ka bërë një rishikim strategjik kombëtar, në të cilin lëshohet alarmi për rrezikun e një lufte në Evropë. Kërcënimi serioz, si ushtarak dhe...

Komentet e turistëve të huaj: Shqipëria e lirë, por benzina…

Nami i mirë në Itali na ka dalë e kurioziteti edhe më i fortë nga turistët e vendit fqinj po vijon edhe këtë vit. Emi,...

Lajme të tjera

Web TV