Buxheti i Tiranës/ Veliaj: Teatri, Piramida, Unaza, projektet e 2020-ës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, premtoi se në 2020-tën do të marrin jetë një sërë projektesh të rëndësishme, duke filluar nga projekti i Teatrit Kombëtar, Piramida, Unaza e Madhe, zgjerimi i Lanës, Zona Ekonomike në Kashar etj.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, i zhvilluar ditën e sotme, Veliaj shprehu vendosmërinë për të çuar deri në fund projektet për transformimin e Tiranës.

“Jam i vendosur, unë besoj dhe ju që t’i shkojmë deri në fund çdo projekti që transformon Tiranën dhe e bën atë më të mirë për fëmijët tanë. Megjithatë, kemi parë shpeshherë që për çdo projekt madhor të Tiranës, si dikur, protestat te këndi i lodrave te Liqeni, apo Sheshin Skënderbej, të ngrihen çeta me individë që duan të ndalojnë punët e qytetit.

Tani është bërë si modë, sa herë ka një punë të madhe në qytet, ngrihet një çetë respektive, e vogël që e kundërshton, në kurriz të shumicës së heshtur që do zhvillimin e Tiranës.

Janë të njëjtët që duan të pengojnë zhvillimin, hiqen si të dashuruar pas artit, njëherë si të dashuruar pas mjedisit. Janë të njëjtët njerëz dhe kur vjen fjala për punë, është e fundit që e duan, pasi janë të interesuar vetëm për pengim dhe bllokim”,- deklaroi Veliaj.

Veliaj, u shpreh se, Tirana është duke u përgatitur për të festuar 100-vjetorin e kryeqytetit, ndërsa vuri theksin se, çdokush që pengon zhvillimin e Tiranës do ketë fatin e Astirit.

“Sot dua ta bëj të qartë se çdokush që pengon zhvillimin do të ketë fatin dhe përfundimin e asaj që ndodhi para pak ditësh te Astiri. Tirana nuk ndalet! Qytetarët duan zhvillimin, duan rrugët, duan Piramidën, duan Teatrin, duan Bulevardin e Ri dhe zhvillimin aty, duan transformim në çdo lagje e çdo cep të qytetit. Askush nuk do të guxojë që të ndalë ‘orën’ e Tiranës”,- theksoi Veliaj.

Lexo edhe :  "Berisha nuk ia lë askujt partinë, ka betejë me drejtësinë"

Kreu i Bashkisë bëri të ditur se të gjithë autobusët ndërqytetas që qëndrojnë te ish dogana, do të zhvendosen te kthesa e Kamzës, aty ku po shtrohet terreni për t’i hapur udhë ndërtimit të terminalit të ri, por njëkohësisht edhe vijimit të punës për ndërtimin e Unazës së Madhe./Fjala.al/

https://www.facebook.com/bashkia.tirane.al/videos/1783751851757535/

Të fundit

Shisnin biletat në treg të zi nga 300 deri në 1000 euro, pranga 3 personave në Tiranë

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për shitjet e jashtëligjshme të biletave, për ndeshjen që do të...

Referendumi për nënshtetësinë në Itali mund ta bëjë vendin më të drejtë

Për dekada me radhë, shteti italian ka ashpërsuar rregullat se kush ka të drejtë të quhet italian. Ky është një shans për të kundërshtuar...

Rama ndan pamjet: Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje po rilind me klasa të reja

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në gjimnazin “Jani Nushi” në Lushnje. Rama shprehet se gjimnazi do të ketë klasa...

Zbarkimi në Normandi/ “Dita D” aleatët 155 mijë trupa kundër gjermanëve

Përgatiti: Leonard Veizi Ka më shumë se 80 vjet që kjo ditë kujtohet për çdo vit. Ishte mesi i muajit maj të vitit 1944 kur...

“Udhëton me një fletushkë”/ Spiropali ironizon Berishën: Nuk po lënë gur…

Në një deklaratë publike, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i cilësoi veprime si një “njollë të zezë në diskursin politik shqiptar”. Kryetarja e Kuvendit,...

Lajme të tjera

Web TV