Kanye West reagon pas zërave se Taylor Swift e kishte lënë jashtë ‘Super Bowl 2024’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas spekulimeve të shumta dhe thashethemeve që kanë qarkulluar në lidhje me mungesën e Kanye West në Super Bowl dhe marrëdhënien e tij me Taylor Swift, përfaqësuesi i reperit ka deklaruar se të gjitha këto thashetheme janë krejtësisht të pavërteta dhe pa asnjë bazë.

Ky koment vjen pas pretendimeve të ish-lojtarit të NFL-së, Brandon Marshall, se Kanye West kishte zgjedhur një vend përpara Taylor Swift në Allegiant Stadium, gjatë ndeshjes. Marshall pretendon se kjo ishte një përpjekje për të shkaktuar një reagim nga Swift, duke e ditur se kamerat do të ishin tek ajo në atë moment.

Megjithatë, përfaqësuesi i Kanye West ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i quajtur ato thashetheme të pavërteta. “Ky është një thashethem krejtësisht i sajuar. Nuk është e vërtetë”.-tha ai.

Tensionet mes Kanye West dhe Taylor Swift kanë një histori të gjatë, duke filluar që nga incidenti në MTV VMA të vitit 2009, kur West ndërpreu fjalimin e saj. Një tjetër moment tensioni u kriua në 2016, kur Kardashian postoi një video në Snapchat që tregonte se Swift kishte rënë dakord me tekstin e këngës së West “Famous”. Swift më pas e cilësoi këtë moment si një “vdekje në karrierë” për të./E.Ç

Të fundit

Kapitullimi i Japonisë dhe fundi i Luftës së Dytë Botërore

Më 2 shtator 1945, në bordin e aeroplanmbajtëses amerikane USS Missouri, e ankoruar në Gjirin e Tokios, ndodhi një...

Orë me diell e temperatura të larta/ Rikthehet vera në shtator

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët me temperatura të larta dhe orë me diell. Era do të...

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u shpall "i përmbyllur" nga...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Lajme të tjera

Web TV