Kjo është mënyra se si India po lufton koronavirusin-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi ka gjetur një mënyrë origjinale për  të motivuar njerëzit që të përballojnë situatën e vështirë të krijuar nga koronavirusi.

Ai iu ka kërkuar gjithë banorëve të Indisë që të dalin në ballkonet,  dritaret apo tarracat e shtëpive të tyre dhe të ndezin qirinj.

E gjitha kjo sipas kryeministrit Modi bëhet për të treguar forcën komunitare në luftë ndaj Covid-19.

Ndërkaq, para dy ditësh, The Economist shkrunte se shpëtimi i botës nga Covid-19 me sa duket do të vijë nga vendi i dytë me popullsinë më të madhe në botë, por shumica e qytetarëve jetojnë në varfëri ekstreme.

Vaksina që mund të na shpëtojë të gjithëve është përdorur te miliona fëmijë në Indi, menjëherë pas lindjes për të mbrojtur nga tuberkulozi.

Shkencëtarët amerikanë thonë vaksina e Bacillus Calmette-Guerin (BCG) mund të ndryshojë rrjedhën e historisë dhe ta mposht njëherë e përgjithmonë koronavirusin Covid-19.

“Ne zbuluam se vendet pa politika universale të vaksinimit të BCG, si Italia, Hollanda dhe Shtetet e Bashkuara, janë prekur më rëndë në krahasim me vendet me politika universale të BCG”, deklarojnë një grup studiuesish të udhëhequr nga Gonzalo Otazu, profesor asistent i shkencave biomjekësore në NYIT, vijonte më tej The Economist.

Deri më tani në Indi janë prekur nga koronavirusi 4,778 njerëz, kanë ndërruar jetë 136 persona dhe janë shëruar 375 pacientë./FJALA.AL/

Të fundit

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Lajme të tjera

Web TV