Zjarr i madh në një fshat të Vlorës, digjen dhjetëra pemë ullinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zjarr i madh ka rënë rreth mesditës së kësaj të premteje në fshatin Kërkovë të Vlorës.

Zjarri ka rënë në kodrat e fshatit të cilat janë të mbjella kryesisht me ullinj dhe pemtari të zonës. Reparti zjarrfikës është lajmëruar nga banorët e zonës duke shkuar në vendin e ngjarjes.

Më tepër se 4 automjete zjarrfikëse janë angazhuar në aksionin për shuarjen e flakëve.Terreni kodrinor dhe i thepisur e ka vështirësuar ndërhyrjen e tyre.

Pas shumë minutash në luftë me flakët duke ndërhyrë për ta fikur zjarrin në terren, efektivët zjarrfikës e kanë vendosur nën kontroll. Vatra e zjarrit dyshohet të ketë qenë e qëllimshme. E vendosur nga banorët e zonës për të pastruar tokat ose mbeturinat, teksa e favorizuar nga era ka dalë jashtë kontrollit duke marrë përmasa të mëdha. Si rrjedhojë e flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e mbjellë me ullinj dhe pemtari të zonës.

Dëmet materiale në vendngjarje janë të mëdha. Për shumë minuta nëse flakët do të avanconin rrezikonin të digjeshin banesa që gjendeshin aty pranë. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka parandaluar vatrën e zjarrit të avancojë./O.S

Të fundit

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai...

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Starmer vijon thirrjet: Situata në Gaza duhet të ndryshojë rrënjësisht

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sier Keir Starmer ka bërë sërish thirrje për situatën në Gaza, duke thënë që duhet të ndryshojë rrënjësisht. Dje ai...

Lajme të tjera

Web TV