Studim: Shoferët meshkuj janë më të rrezikshëm në rrugë sesa gratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoferët meshkuj janë më të rrezikshëm në rrugë sesa gratë, sipas një studimi të ri të kryer nga Universiteti i Westminster. Kërkuesit morën në studim shifrat e aksidenteve nga statistikat e policisë, të dhënat e trafikut rrugor si dhe të anketës kombëtare të udhëtimit.

Ata ekzaminuan rrezikun që vinte nga meshkujt dhe nga femrat ndaj përdoruesve të tjerë të rrugës si ata që ngisnin biçikleta, makina, taksi, furgona, autobusë, kamionë dhe motoçikleta.

Sutiuesit dolën në përfundimin se femrat duhet të punësohen më shumë në punë transporti sesa meshkujt pasi kështu evitohet rreziku në rrugë.

Hulumtimi shqyrtoi rrezikun e paraqitur nga automjete të drejtuara nga gra dhe burra në rrugë urbane dhe në ato rurale.

Studimi zbuloi se veturat dhe taksitë shkaktonin 2/3 e aksidenteve ndaj përdoruesve të tjerë të rrugës, ndërsa kamionët shkaktonin 1/6 e vdekjeve.

Drejtuesit e kamionëve meshkuj paraqesin një rrezik veçanërisht të lartë në krahasim me drejtuesit femra të kamionëve me 95 përqind të vdekjeve të shkaktuara nga shoferët meshkuj.

Dr Aldred tha: ‘Barazia më e madhe gjinore do të ketë një ndikim pozitiv në këto lëndime’, duke shtuar se politikë-bërësit duhet të përpiqen të matin rrezikun që u paraqitet të tjerëve.

“Ne sugjerojmë që politikë-bërësit të marrin në konsideratë politikat për të rritur ekuilibrin gjinor në këtë profesion, duke pasur parasysh që përdoruesit e tjerë të rrugës do të vriten më shumë nëse burrat në vend të grave janë duke ngarë ose hipur./Fjala.al/Përshtati:Kamela Liko/Burimi: DailyMail

Të fundit

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Takimi Putin-Trump, blofi i ri i Kremlinit për të vazhduar avancimin në luftë?

Me entuziazmin e tij të zakonshëm, kreu i Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta dhe njëkohësisht përfaqësues i posaçëm i presidentit rus për bashkëpunimin...

Lajme të tjera

Web TV