Princ William merr pjesë pa Kate Middleton në çmimet “BAFTA 2024”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princi William zgjodhi një natë “solo” të dielën teksa mori pjesë në ndarjen e çmimeve “BAFTA 2024” në Royal Festival Hall të Londrës.

Si President i Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit që nga viti 2010, Princi William merr pjesë çdo vit në shfaqjen e çmimeve, e cila është e ngjashme me “Oscars” dhe feston vitin më të mirë në film. Këtë vit, trashëgimtari i familjes mbretërore mori pjesë i vetëm në ceremoni, por në të kaluarën gjithmonë i është bashkuar gruaja e tij, Catherine, Princesha e Uellsit. Catherine, e njohur nga shumë si Kate është mënjanuar nga detyrat e saj mbretërore në publik për disa muaj pas ndërhyrjes së operacionit abdominal.

Sipas CNN, Kate pritet të kthehet në detyrat e saj publike në prill, sipas një deklarate që Kensington Palace bëri kohë më parë.

Kthimi i William në detyrat e tij mbretërore erdhi në fillim të këtij muaji pasi babai i tij Mbreti Charles III u diagnostikua me kancer. Pallati Buckingham njoftoi më 6 shkurt se Mbreti Charles III u diagnostikua me një formë të pazbuluar të kancerit, pasi iu nënshtrua një operacioni për prostatë të zmadhuar muajin e kaluar në Londër./E.Ç

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV