“Të droguar nga TikTok-u”, sociologu: Jemi në një situatë jashtëzakonisht të vështirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të mërkurën ndodhi një rast shumë i pazakontë, ku policia vendosi në pranga 67-vjeçaren Natasha Rombula dhe Armando Kumarakun, 44 vjeç, pasi ata shfrytëzonin një 10-vjeçar (nipi dhe djali i të arrestuarve), me qëllim përfitimin nga rrjeti social TikTok.

Kjo ka qenë edhe tema e ditës së sotme, ku sociologu Gëzim Tushi, u shpreh se ky është një fenomen shumë shqetësues. Sipas tij, shoqëria shqiptare ndodhet në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, pikërisht për shkak të këtyre situatave.

Ai gjithashtu tha se fëmijët sot janë të mpirë dhe të droguar nga TikTok-u e mediumet e tjera që përdorin, duke krijuar kështu një anestezi sociale.


Gëzim Tushi: Unë gjykoj që fenomeni është shumë shqetësues. Shoqëria shqiptare po ndodhet në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, shumë delikate, ndoshta si kurrë më parë. Kjo ka dy arsye dhe unë mendoj që duhet të bëjmë një diagnostikim të shkaqeve që është kjo situatë. Jo vetëm të rasteve individuale, se kam përshtypjen, ky helmi i interpretimit ose i shpërdorimit të fëmijëve, për qëllime të caktuara, tanimë ka filluar ta kapë gjerësisht trupin e shoqërisë. Një gjë duhet kuptuar, duket qartë që në përgjithësi kur familja është e destabilizuar, do të kemi fëmijë të çoroditur. Shumë rrallë mund të ndodh që një familje e destabilizuar, të ketë mundësi që të ketë parime prindërimi, ose kuota prindërimi, për të rritur një fëmijë normal, për ta ruajtur atë nga këto helmet, për ta ruajtur atë nga kjo anestezia sociale e rrjeteve sociale, që po bëhet dominonte dhe e frikshme për fëmijët. Po të them është një anestezi sociale! Fëmijët janë të mpirë nga TikTok-u dhe nga rrjetet sociale, e nuk arrijnë dot më të perceptojnë as intervenimet e familjes, as intervenimet edukativ të shkollës, as ndërhyrjet, por janë tamam, do thosha të droguar nga kjo gjë. Ky fenomen është bërë shumë masiv, shumë i përhapur.

Arsyeja kryesore sipas gjykimit tim është së pari, njëherë, familja shqiptare. Sa më shumë po i rritet destabiliteti i brendshëm dhe sa më shumë po i zgjerohen niveli i shtimit të numrit të divorceve, po rrit gjithmonë pasojat që po shkaktohen mbi fëmijët. Pasoja, të cilët i kthejnë fëmijët në jetim social dhe mbi të gjitha, ajo që është e shëmtuar, është fakti që ne nuk bëjmë divorce miqësore. Ne harrojmë që jemi prindër, kjo është një tmerr i kulturës shqiptare. E kemi ne ballkanasit, më shumë se e gjithë Evropa. Kudo divorcohen, bile ka dhe nivele më të larta të divorcit se në Shqipëri, por ata divorcohen si bashkëshort, por nuk divorcohen si prindër, pra mbajnë përgjegjësinë prindërore. Dy palët ndikojnë pozitivisht në mënyrën edukative. Nuk mund t’i thotë babai ose nëna: “Nëna jote është një përbindësh”, vetëm për të ngjallur urrejtje e saj. Imagjinoni, çfarë mund të ndodh me një fëmijë që ka një dekotomi të tillë agresive nga të dy palët që godasin fëmijën, tek i cili ngjalli urrejtjen për njërin apo për tjetrin? Dhe në këto rrethana, një fëmijë im tillë është i gjasshëm që të kthehet në viktimë: në viktimë sociale apo individuale./O.S 

Të fundit

Kongresin Botëror i Ligjit në 2027 në Tiranë,ish-deputeti i PS-së: Shqipëria është pjekur

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka folur në studion e Neës 24 në lidhje me Kongresin Botëror të...

Zelensky: Mbështetja e garantuar e Amerikës për Evropën ka mbaruar

Presidenti i Ukrainës ka paralajmëruar se ditët e mbështetjes së garantuar të SHBA-së për Evropën kanë mbaruar, pasi ai i kërkoi kontinentit të bashkohet...

“Qumështit t’i ulen taksat”/ Ekspertët e bujqësisë propozojnë që të hiqet TVSH 20%

Subvencionimet në blegtori janë të pamjaftueshme për të konkurruar qumështin e importit. Kjo është dhe arsye se përse industria kërkon që një litër qumësht ta...

Boshllëqet e narrativës socialiste kundër SPAK-ut

Blendi Kajsiu Deklaratat e kryeministrit Rama se kryebashkiakun Veliaj po e dënojnë për fustane, bizhuteri e parfume që ai nuk i vesh deformojnë deri në...

Armëpushimi në Gaza, Hamasi liron 3 pengje në këmbim të 369 të burgosurve palestinez

Militantët e Hamasit liruan të shtunën tre pengje të tjerë, ndërsa forcat izraelite në këmbim liruan qindra të burgosur palestinezë, duke treguar se marrëveshja...

Lajme të tjera

Web TV