Ekspertët hedhin poshtë sugjerimin e konsumimit të verës së kuqe në mbrëmje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ju mund të keni dëgjuar se një ose dy gota verë të kuqe me darkë ka benefite për shëndetin e zemrës.

Megjithatë, ekspertët kryesorë tani po e hedhin poshtë atë mit – dhe në vend të kësaj, krijojnë lidhje midis pijeve dhe problemeve të mëdha shëndetësore.

Ideja se vera e kuqe përmirëson shëndetin e zemrës daton në vitet 1980.

Një grup shkencëtarësh vunë në dukje një fenomen që u bë i njohur si paradoksi francez – fakti kurioz që francezët, të cilët hanë ushqime të pasura, të yndyrshme dhe pinë verë të kuqe, kanë shkallë relativisht të ulët të sëmundjeve të zemrës, krahasuar me kombet e tjera.

Por ekspertët tani kanë hedhur poshtë përfitimet e supozuara, duke pretenduar se provat për t’i mbështetur ato janë të dobëta dhe janë dokumentuar vetëm në studime vëzhguese – që do të thotë se faktorë të tjerë mund të jenë në lojë.

Dr Leslie Cho, një kardiologe në Klinikën e Cleveland, tha javën e kaluar siç shkruan Daily Mail, se vera e kuqe në fakt nuk shërben për përfitime për shëndetin e zemrës, duke shtuar: “Është vetëm koha për të hequr dorë nga ky besim”.

Sipas Dr Cho, nuk ka asnjë provë të mirë që vera është më pak e dëmshme se llojet e tjera të alkoolit.

Ajo thotë se studimet më të fundit – të kryera tek njerëzit dhe kafshët – tregojnë se në fakt mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve, si kanceri dhe sëmundjet e zemrës./O.S

Të fundit

Qeveria holandeze u ndalon dy ministrave izraelitë hyrjen në vend, shkak situata në Gaza

Qeveria holandeze ka njoftuar masa kundër Izraelit, duke përfshirë ndalimin e hyrjes në vend për dy ministra të qeverisë...

Rreziku i konfliktit berthamor, SHBA shtojnë kokat bërthamore B61-12 në Evropë

Shtetet e Bashkuara vendosin B61-12 në bazën ajrore RAF Lakenheath: kjo shënon kthimin e armëve bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e një plani...

1429 – Lufta Njëqindvjeçare: Zhanë D’ark arrin në Orléansin e rrethuar nga anglezët

Më 29 prill 1429, në një nga kthesat më të mëdha të Luftës Njëqindvjeçare mes Francës dhe Anglisë, një vajzë 17-vjeçare me emrin Jeanne...

Ngrohja globale dhe krimi në Pogradec: me sa duket, botës po i vjen fundi

Nga Leonard Veizi Në përditshmërinë tonë, sikur jemi mësuar që andej nga Vlora edhe kërcet sherri, edhe kërcet koburja, edhe vritet ndokush – si me...

Vaksinat kundër COVID-19 kanë shpëtuar mbi 2.5 milion jetë

Pa vaksinat kundër COVID-19, koronavirusi SARS-CoV-2 do të kishte marrë 2.533 milionë jetë shtesë në të gjithë botën nga viti 2020 deri në vitin 2024, sipas vlerësimit...

Lajme të tjera

Web TV