Koronavirus, Austria gati për të rihapur biznesin nga 14 prilli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Austria është e gatshme të lehtësojë masat e saj kufizuese anti-koronavirus, duke filluar nga 14 prilli. Vendimi u komunikua nga kancelari Sebastian Kurz.

Ai saktësoi se vendimi “do të varet nga mënyra se si qytetarët vazhdojnë të ndjekin rregullat e distancimit shoqëror”.

Së pari do të rihapen dyqanet e vogla deri në 400 metra katrorë, ndërsa në mesin e majit do të rihapen restorantet, hotelet dhe shkollat.

Megjithatë, kufizimet e udhëtimit mbeten në fuqi, tha Kurz, duke këshilluar austriakët të mos i festojnë Pashkët me njerëz jashtë shtëpive të tyre. Sa i takon ngjarjeve publike, do të ndalohen deri në fund të qershorit.

Risjellim në vëmendje se në Austri ka 12.058 raste të konfirmuara me koronavirus, 204 vdekje dhe 2.998 të shtruar në spital.

Fjala.al

 

 

Të fundit

“A ka elitë PD-ja? Mos u fshihni pas gishtit! Kjo parti ka rënë në hall”

Kriza në Partinë Demokratike sa vjen edhe thellohet, teksa zërat kritikë që kërkojnë hapjen e saj dhe reformimin, po...

Çfarë përfiton Georgina Rodriguez nga martesa me Ronaldon? Zbulohet kontrata

Cristiano Ronaldo do i jap fund beqarisë duke u martuar me bashkëshorten e tij, Georgina Rodriguez. Mediet në Portugali kanë zbuluar se çifti ka...

Shoku i tij shqiptar u vra në Belgjikë, Van Damme shpreh ngushëllimet

Aktori i njohur Jean Claude Van Damme ka shprehur hidhërimin e tij për vrasjen e Ndue Mylyshit disa ditë më parë në Belgjikë. Në...

Të rinjtë shqiptarë nuk po ndjekin pasionet, duan degë me fitime të mëdha

Për të dytin vit radhazi, degët e informatikës dhe inxhinieritë janë programet më të kërkuara nga të rinjtë për të vijuar studimet e larta...

Çfarë po bën një elefant albino i varrosur në Vatikan?

Elefanti Albino i Vatikanit – Historia e Hanonit Një dhuratë mbretërore për Papën Në vitin 1514, Papa i ri Leoni X (nga familja e fuqishme...

Lajme të tjera

Web TV