VIDEO/ Pikëlluese! Shqipëtarët të bllokuar në kufi pa ngrënë, pa pirë e në rrezik për jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa emigrantë shqiptarë kanë ditë të tëra që qëndrojnën në kufirin e Kapshticës, pasi nuk lejohen që të hynë në atdhe për shkak të masave të marra ndaj koronavirusit.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një video në “Facebook”, ku njëri prej personave që ka ditë i bllokuar në kufi duket në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Përkrah videos ai shkruan se janë lënë në mes të rrugës nga shteti, të cilin e akuzon se ka vendosur standartet e Koresë së Veriut, teksa shton se nuk kanë pasur as ushqim dhe ujë.

Reagimi i plotë:

Situata e bashkëqytetarëve në kufirin tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë i ka kaluar limitet e trajtimit çnjerëzor. Pjesa dërrmuese e tyre janë punonjës sezonalë në shtetin grek, pa asnjë mundësi për të jetuar atje pa punë. Një vend anëtar i NATO-s dhe Këshillit të Europës, kandidat për anëtar në Bashkimin Europian, nuk mund të sillet kurrë me standardet e Koresë së Veriut ndaj qytetarëve të tij. Qytetarë të lënë në mes të rrugës, për ditë të tëra, pa ushqim, pa ujë dhe pa asnjë ndihmë, po rrezikojnë jetën, vetëm për shkak se Qeveria nuk ushtron përgjegjësinë e saj ligjore. Është e patolerueshme që Qeveria vijon me kokëfortësi injorimin e të drejtës së qytetarëve shqiptarë për të hyrë në atdheun e tyre. Ky është krim.?/Fjala.al/

https://www.facebook.com/1524054689/videos/10222091314221576/

Të fundit

Ministri Vengu: Presim 2 helikopterë të Emirateve Arabe e 1 Canadair nga Greqia

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend vijon të jetë dinamike,...

Flamingot në Nartë, Rama shpërndan videon me pamjet mahnitëse

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga laguna e Nartës. "Magjike"! Kështu shkruan Edi Rama në profilin e tij në Facebook. Për më tepër, shihni...

Të huajt nuk do mbahen në burgjet angleze, ç’do ndodhë me shqiptarët?

Shumica dërmuese e të huajve që kanë kryer krime dhe që shpallen fajtor nga sistemi i drejtësisë në Britani do të deportohen menjëherë në...

MEKI: News24 dhe Panorama kanë një qira të papaguar ndaj shtetit prej 2 mln €

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka bërë një tjetër reagim që hedh poshtë pretendimet e medias Panorama (kompania Shoqëria Panaroma Group sh.a.) dhe...

Poliçani i “kryqëzuar” para flakëve, kryebashkiaku kërkon përforcime

Një tjetër zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj te diele zonën përreth Uzinës së Armëve në Poliçan, hera e dytë kjo brenda pak ditësh. Burime...

Lajme të tjera

Web TV