PS fushatë anëtarësimesh të reja/ Veliaj: Rezultati është te kutia e votimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fushata e anëtarësimeve të reja në Partisë Socialiste ka vijuar edhe në Njësinë 7 në kryeqytet.

Drejtuesi Politik i PS për Qarkunt e Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e zonës, Etilda Gjonaj, shpërndanë kartat për anëtarët më të rinj të PS, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në vendimmarrje, si një mënyrë për t’u dëgjuar zëri.

“Është shumë e rëndësishme të jesh pjesë e një skuadre. Të qenit pjesë e një skuadre nuk është vetëm një mënyrë për të ndarë disa probleme, por edhe një mënyrë për të vendosur.

Kur dëgjoj këta analistët që japin mend se si duhet të qeverisë Edi Rama apo si duhen bërë punët e bashkisë, ndërsa vetë ditën e zgjedhjeve krenohen duke thënë se nuk votojnë fare, u them: Nëse nuk voton fare, atëherë nuk ke të drejtë të thuash se si bëhet ajo punë dhe nëse nuk do të jesh pjesë e asnjë grupi, atëherë fjala jote nuk ka ku të dëgjohet.

Për sa kohë që nuk je pjesë e një komuniteti, fjala jote mund të dëgjohet për kuriozitet, por s’ka asnjë impakt në vendimmarrje. Unë besoj fort se të qenit pjesë e një familje të bën më të fortë”, tha Veliaj.

Teksa komentoi protestën e opozitës pak ditë më parë, drejtuesi politik i PS u shpreh se kanë ikur ato kohë si ’96 apo ’97 kur policia dhunonte qytetarët.

“Sot është edhe më e lehtë të jesh socialist e të jesh pjesë e një grupi që fillimisht është një stof qytetarësh, me njerëz të mençur, të kulturuar, që nuk besojnë te dhuna, por besojnë te puna, që nuk besojnë të fyerja e tjetrit, por tek afrimi, tek dashuria për tjetrin.

Lexo edhe :  Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga plazhi publik në Ksamil

Ka pasur kohë të vështira kur të qenit socialist ishte vërtetë sfidë – kush është me thinja kujton kohë edhe më të vjetra se sa “21 Janari”, kujton edhe ‘96’-tën, edhe ’97’-tën, rrahjet publike në shesh – ndërsa sot policia tregon një tolerancë të lartë për protestuesit. Atëherë nuk diskutohej fare, nuk pyetej nëse ishe deputet, activist apo i moshuar”, deklaroi Veliaj.

Pikërisht, për këtë arsye ai shtoi se diferenca mes mazhorancës dhe opozitës aktuale është e qartë.

Veliaj nënvizoi se socialistët besojnë te puna sistematike që përkthehet në rezultat pozitiv te kutitë e votimit, ndërsa pala tjetër beson tek ulërima.

“Ne nuk jemi nga ata që ulërasim, por jemi nga ata që punojnë në mënyrë sistematike dhe rezultati është te kutia e votimit, jo tek ulërimat dhe klithmat për kundërshtarin. Ata s’janë armiqtë tanë. Përkundrazi!

U shërbejmë me dinjitet edhe atyre, siç të vetët nuk u kanë shërbyer kurrë”, deklaroi Veliaj./   S.M

Të fundit

Gjenerali gjerman ngre alarmin! Rusia ia ka gjetur “thembrën e Akilit” Evropës

Për të mundësuar lëvizjen më të shpejtë të trupave të NATO-s drejt kufirit lindor të Aleancës, si dhe për...

Shuhet “Bilbili i Labërisë”, ndërron jetë në moshën 65-vjeçare Bujar Tabulla

Bilbili i Labërisë, Bujar Tabulla ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. Artisti i njohur, një nga zërat më të dashur dhe të veçantë të...

FOTO/ Aksidenti ajror në Ganë, kush janë dy ministrat që ndërruan jetë

Ministri i Mbrojtjes i Ghanës, Eduard Omane Boamah, dhe Ministri i Mjedisit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ibrahim Murtala Muhammed, kanë humbur jetën në një aksident...

Frikë për rikthim të sëmundjes? PAMJA e fundit e KateMiddleton trazon rrjetin

Edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj që kur u bë e ditur se Princesha e Uellsit, Kate Middleton, kishte kaluar fazën më të vështirë...

Ironia e Murrizit: Në shtator do plasë “lufta e madhe” thonë, po në tetor do e bëni në…

Myslim Murrizi ka ironizuar ata që thonë si zakonisht këto vitet e fundit, se në shtator do plasë “lufta e madhe”, me të cilën...

Lajme të tjera

Web TV