6 mite për menopauzën që mjekët thonë se nuk duhet t’i besoni më

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse keni menstruacione, vjen një kohë kur hormonet tuaja, domethënë estrogjeni dhe progesterone do të ulen. Kjo ndodh zakonisht pas të 40-tave, por mund të ndodh edhe më herët ose më vonë, në varësi të shëndetit të gruas.

Kjo periudhë quhet ndryshe menopauzë dhe kjo nuk është sëmundje, por një pjesë normale e jetës. Por, ka disa shenja apo pikëpyetje rreth menopauzës që ende keqkuptohen, e mjekët thonë se nga sot nuk duhet t’i besoni më.

Miti: Vetëm simptomat e rënda të menopauzës kërkojnë trajtim

Kur vezoret tuaja prodhojnë më pak estrogjen, mund të keni një sërë simptomash si djersitje gjatë natës, probleme me gjumin dhe thatësi vaginale. Këto simptoma mund të jenë të lehta për disa gra, por plotësisht sfilitëse për të tjera. Pavarësisht nga problemet, shumë gra kanë simptoma të ndryshme të menopauzës dhe nuk i trajtojnë ato. Mjekët thonë se duhet të mbështeteni në një terapi ilaçesh për të lehtësuar gjendjen e grave gjatë menopauzës.

Miti: Terapia e zëvendësimit të hormoneve është e rrezikshme

Shumë mjekë thonë se keqkuptimet më të përhapura në lidhje me menopauzën lidhen me terapinë e zëvendësimit të hormoneve, pra një lloj ilaçi që zëvendëson estrogjenin dhe progesteronin. Në fakt, kjo terapi mund të jetë një mënyrë e sigurt dhe efektive për të përmirësuar cilësinë e jetës gjatë menopauzës.

Miti: Hormonet janë alternativa e vetme e trajtimit

Përveç terapisë së zëvendësimit të hormoneve, gratë duhet të dinë se në menopauzë ekzistojnë mundësi të tjera trajtimi. Këtu mund të futen ilaçet kundër depresionit ose medikamente që ndikojnë në receptorët e estrogjenit, çka përmirëson afshet e nxehta, luftojnë pagjumësinë, probleme me presionin e gjakut etj.

Miti: Terapia “natyrale” e hormoneve është superiore

Lexo edhe :  Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Sipas ekspertëve, ekziston një besim se hormonet janë më të sigurta ose më të mira se terapitë e tjera, sepse ato shihen si një qasje më natyrale gjatë menopauzës. Por, kjo nuk është e vërtetë! Terapia me hormone nuk është 100% natyrale apo bimore, pasi ajo përzihet edhe me medikamente të tjera. Në fakt, terapia me hormone mund të jetë më e rrezikshme se terapia tradicionale. Kjo për shkak se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) nuk mbikëqyr pastërtinë e hormoneve, që dihet saktësisht se çfarë ka në to.

Miti: Dëshira seksuale zhduket sapo hyni në menopauzë

Fatkeqësisht, ka pak vërtetësi në këtë pjesë! Rënia e niveleve të estrogjenit dhe testosteronit mund të ndikojë në dëshirën seksuale. Nivelet më të ulëta të estrogjenit, në veçanti, mund të shkaktojnë thatësi vaginale, e cila çon një akt seksual të pakëndshëm ose të dhimbshëm. Kjo është një simptomë e zakonshme e menopauzës. Ka zgjidhje edhe për këtë pjesë, nga lubrifikimi te hormoneve plotësuese, një dietë e pasur me vlera ushqimore dhe që mbështet këtë fazë të jetës së grave etj.

Miti: Ju nuk mund të mbeteni shtatzënë pasi të keni hyrë në permenopauzë

Kalimi në menopauzë është gradual. Në vitet para, nivelet e estrogjenit fillojnë të luhaten dhe cikli juaj menstrual nuk është më i rregullt. Gjatë kësaj kohe, është normale që herë pas here të keni perioda më të shkurtra ose më të gjata, ose të humbisni periodat për disa muaj. Kjo parregullsi nuk do të thotë se ju nuk ngeleni dot më shtatzënë, pasi ka ende ovulacion. Ndaj, nëse nuk doni një shtatzëni të radhës, kontracepsioni duhet të jetë prioritet gjatë kësaj periudhe./E.Ç

Të fundit

Thirrjet antishqiptare/ Vjosa Osmani: Shqetësuese mos reagimi i krerëve të lartë në Shkup

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas thirrjeve antishqiptare që ndodhën në ndeshjen e basketbollit të zhvilluar në...

Alarmoi Greqinë! 55-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një rezervuar ujërash të zeza

Një 55-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në Greqi, sot më 4 gusht. Ai ishte zhdukur që prej mëngjesit, por disa orë më vonë...

Plani i qeverisë për strehimin, deri më 2028 jepen 15.5 mln euro! Ja politikat prioritare

Këshilli i Ministrave ka rishikuar edhe një herë Politikat Prioritare për 2026– 2028, duke përfshirë në listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare sigurimin...

Shpërndahen mbi 27 mijë tekste për Diasporën/ Në 400 shkolla në botë mësohet gjuha shqipe

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale njofton se mbi 27 mijë tekste mësimore janë shpërndarë për nxënësit shqiptarë që...

Mos na çani tra*in tani, pse s’folët për Bardhin e Tabakun, që shanë 3 vjet demokratët?!

Myslim Murrizi ka reaguar pas disa “kritikave” në drejtim të drejtimit të PD-së dhe nevojës për ndryshim. Reagimi i Murrizit Nje kerkes publike per Z Ilir...

Lajme të tjera

Web TV