Reuters: Vuçiç nga Tirana jep ndihmë humanitare për Ukrainën, Zelensky e falenderon!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentin ukrainas Volodymir Zelensky gjatë vizitës së tij në Tiranë në Samitin Ukrainë – Europa Juglindore u takua edhe me mikun e armikut të tij, Putinit.

Zelensky u takua me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç ku edhe e falenderoi për  për mbështetjen në luftën dyvjeçare të Ukrainës kundër agresionit rus, ndërsa u zotua se Kievi do të vazhdojë përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit, – shkruan Reuters.

Ndërsa vetë Vuçiç gjatë punimeve të Samitit të Ukrainës, ditën e djeshme 28 shkurt tha se beson se vetëm dialogu konstruktiv dhe zgjidhjet diplomatike mund të sjellin paqen.

Në një postim në rrjetin X, presidenti ukrainas Zelenskiy vuri në dukje rëndësinë e rolit të Serbisë në zbatimin e planit të Ukrainës, i cili kërkon tërheqjen e trupave ruse dhe rivendosjen e kufijve të vitit 1991, pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Zelensky sipas Reuters ka pohuar se kishte diskutuar me homologun serb lidhur me “sfidat politike dhe të sigurisë në Europën Lindore”.

Vitin e kaluar, një dokument i klasifikuar i Pentagonit tregonte se Serbia kishte rënë dakord të furnizonte me armë Kievin ose e kishte furnizuar atë, pavarësisht se Beogradi ka kërkuar të ruajë neutralitetin lidhur me luftën në Ukrainë.

Gjithashtu pas përfundimit të Samitit për Ukrainën, Vuçiç tha se në dekalratën e përbashkët të pjesëmarrësve në Samit, u hoq pika ku të gjithë dënon me sanksionim shtetin rus./kb

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV