Dorëhiqet shkencëtari kryesor i BE, Brukseli i refuzoi propozimet anti COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtari kryesor i Bashkimit Evropian dha dorëheqje, duke dënuar, siç tha, përgjigjen “zhgënjyese” të Brukselit ndaj pandemisë së koronavirusit.

Mauro Ferrari, president i Këshillit Evropian të Kërkimeve, e kritikoi BE-në për refuzimin e propozimit të tij për të krijuar një program shkencor, të shkallës së gjerë, për luftimin e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Në një deklaratë të publikuar në gazetën Financial Times, Ferrari po ashtu tha se shtetet anëtare kanë dështuar të koordinohen për politikën e kujdesit shëndetësor.

Komisioni Evropian nuk e ka komentuar ende dorëheqjen e Ferrarit.

Italia dhe Spanja – të dyja vende anëtare të Bashkimit Evropian – kanë numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në botë: 17,127, përkatësisht 14,045.

Mbi 10,000 viktima ka edhe Franca./REL

Të fundit

Parlamenti mblidhet në 3 korrik, pritet miratimi i ligjit për bashkëpronësinë

Në 3 korrik do të mbahet seanca e fundit parlamentare e kësaj legjislature ku pritet të miratohet ligji për...

Nuk i ndaloi postbllokut, policia qëllon me armë drejt të riut! Detajet nga ngjarja

Policia ka qëlluar me armë drejt një të riu, i cili lëvizte me makinë, pasi nuk i ndaloi postbllokut. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në...

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të shtunë, për të ndjekur...

SPAK sekuestron 12 milionë euro pasuri në Durrës

SPAK ka sekuestruar 12 milionë euro pasuri në Durrës, pasi dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Njoftimi i plotë i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit...

Larg luftës/ Turistët izraelitë pushime në Sazan: Mikpritja shqiptare është e rrallë

Një fundjavë ndryshe për dhjetëra turistë izraelitë që prej disa javësh kanë mbetur në Shqipëri për shkak të luftës në vendin e tyre. Kësaj...

Lajme të tjera

Web TV