Rusia nuk dëshiron që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studim të publikuar nga Instituti i Kosovës për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) theksohet se Rusia nuk e sheh të izoluar procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pasi që ka synime gjeopolitike në rajonin e Ballkanit dhe për pengimin e integrimit të rajonit në institucionet euro-atlantike.

 

raporti me titull “Ndikimi i Rusisë në Dialogun Kosovë-Serbi”, thekson se Rusia nuk dëshiron që dialogu të përfundojë me sukses dhe në pajtim me projektet e vendeve perëndimore.

“Mungesa e unanimitetit përbrenda komunitetit euro-atlantik ndaj Kosovës, me pesë vende të BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka krijuar më shumë hapësirë manovruese për Rusinë për t’i penguar përpjekjet perëndimore dhe për t’u angazhuar me këmbëngulje në rrënimin e themeleve të shtetësisë së Kosovës dhe për destabilizimin e rajonit”, thuhet në studim.

“Kjo e nënkupton ri-fitimin e drejtpërdrejtë të një roli aktiv të Moskës në këtë proces. Ta forcojnë rolin e Rusisë në Ballkan, dhe posaçërisht përmes mbajtjes së ndikimit rus në Serbi, dhe në mesin e aktorëve anti perëndimorë në rajon. Të grumbullojë përfitime në Ukrainë dhe në Gjeorgji, përmes politikave transaksioniste në të cilat Kosova do të përdoret si një monedhë shkëmbimi”, thekson studimi i Institutit Kipred.

Sipas studimit , që nga fillimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2011, Moska zyrtare është përpjekur në disa raste të gërryej rolin e Bashkimit Evropian në lehtësimin e tyre dhe ka shprehur mbështetje të vazhdueshme për Serbinë.

Lexo edhe :  Përmbytet gomonia me emigrantë në Angli, humb jetën 1 person dhe shpëtohen 62 të tjerë

“Ballkani mbetet e vetmja hapësirë gjeopolitike e Evropës që nuk është e integruar në tërësi në strukturat perëndimore dhe që ende e ka një potencial të heshtur destabilizues për tërë arkitekturën e sigurisë euroatlantike. Në këtë sfond, agresioni ushtarak që Putini e ka nisur kundër Ukrainës e ka shkaktuar një tendosje të pashembullt midis Federatës Ruse me SHBA-të dhe vendet e mëdha evropiane. Ndërkaq, ndezja e një rivaliteti kaq të fuqishëm midis Rusisë dhe fuqive perëndimore pashmangshëm e ka një pasqyrim tejet të madh edhe në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në studim.

Beogradi i mbështetur nga Moska, kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, mirëpo është përfshirë në dialog për noromalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u pajtuan një vit më parë për një marrëveshje të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve, por pa nënshkrim të saj. Në marrëveshje nuk përfshihet njohja e ndërsjellë, ndonëse kërkohet që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra-tjetrës./O.S

Të fundit

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes me një bashkëpunëtor të drejtësisë...

Megaoperacioni Itali-SPAK, në kërkim vëllai i truprojës së Sali Berishës!

Redi Tusha, në kërkim dhe me masë "arrest në burg" me vendim të autoriteteve italiane, për llogari të operacionit "Ura" ku u firmosën 26...

Lajme të tjera

Web TV