Al Jazeera merr Greqinë si shembull ideal: Ka bërë më mirë në luftën kundër Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prestigjiozja ‘Al Jazeera’ ka bërë një shkrim duke analizuar masat që mori Greqia dhe duke e paraqitur atë si një vend për t’u marrë shembull. Aktualisht shteti helen ka filluar me rënien e kurbës së koronavirusit në vend.

PJESË NGA SHKRIMI:

Rezultati i të gjitha masave të marra ka qënë një numër jashtëzakonisht i ulët i vdekjeve – 81, krahasuar me më shumë 17 mijë në Itali. Edhe duke përafëruar popullsinë, sërish shifra është 40% me e lartë. Krahasuar me anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian, Greqia ka bërë më mirë në luftën kundër koronavirusit, duke shënuar më pak jetë të huaja se Belgjika apo dhe Holanda që kanë GDP shumë herë më të lartë se helenët.

George Pagoulatos, një ekonomist që kryeson Fondacionin Helenik për Politikën Evropiane pajtohet me faktin që Greqia kishte një qasje shumë profesionale që në rastet e para. Arsyet se përse u morën masat sipas ekspertëve, ishte se Greqia ishte e ‘plagosur’ nga kriza e fundit ekonomike. Krizë që çoi edhe në uljen e investimeve në spitalet vendase. Duke marrë parasysh se kishin vetëm 560 shtretër në kujdesin intensive, qeveria greke shtoi numrin duke e çuar në 910 të tillë dhe ka punësuar më shumë se 4,000 mjekë dhe infermierë shtesë. Masë e nevojshme kjo pasi një e katërta e popullsisë së Greqisë është mbi 60 vjeç, ose ndryshe grupmosha më e rrezikuar nga koronavirusi.

Aktualisht në Greqi janë infektuar 1832 persona dhe kanë ndërruar jetë 81. Persona të shëruar janë 269 në total.

Të fundit

Ronaldo i propozon Georginës për martesë, unaza miliona dollarëshe bën xhiron e botës

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë zyrtarisht të fejuar! Pas një lidhjeje që ka zgjatur mbi 7 vite, superylli...

Rama kështu, Sala ashtu, SPAK-u kështu…

Nga Ardian Vehbiu Ca miq të mitë në FB i shoh që postojnë vetëm për politikë. Më duket çudi që politika zë në jetën e...

Këmbimi valutor 12 gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 84 lekë. Ndërkohë monedha...

Mësoni kur dhe si të shihni shiun e meteorëve Perseid, fenomeni i vitit

Shiu i meteorëve Perseid pritet të arrijë kulmin në mesin e gushtit dhe konsiderohet më i miri i vitit. NASA thotë se njerëzit mund ta...

Greqia në alarm, ishujt më të njohur përfshihen nga zjarret

Zjarri që shpërtheu në orët e para të mëngjesit në Kefalonia është tani nën kontroll, sipas presidentit të Komunitetit të Faraklatës, Evangelos Marinakis, i...

Lajme të tjera

Web TV