Çfarë po ndodh? Dibranët shpërthejnë në protesta, ja arsyeja e fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banorët e fshatit Trepçës në Bashkinë e Dibrës kanë dalë këtë të Martën në protestë në kantierin e ndërtimit të rrugës Herebel-Peshkopi, i cili është segmenti i fundit i rrugës së Arbrit.

Banorët kërkojnë që t’ju rikthehet rruga e fshatit siç ka qenë si dhe të mos vijojë dëmtimi i varrezave të fshatit. Sipas banorëve, firma e ka ndërtuar gjurmën e re të rrugës përmes varrezave ku ka dëmtuar më shumë se 20 varre. Ata thonë se 40 fëmijë nuk kanë mundur dot të shkojnë në shkollë sot për shkak se nuk kanë rrugë nga të kalojnë. Gjithashtu, ata kërkojnë që të njihen me projektin pasi sipas tyre rruga është ndërtuar në tjetër vend nga ku ishte parashikuar në projektin fillestar.

Banorët paralajmërojnë vijim e protestës së tyre deri në zgjidhjen e kërkesave që kanë ndaj firmës zbatuese të projektit të ndërtimit të kësaj rruge. Rruga Herebel-Peshkopi me një gjatësi prej 10 kilometrash po ndërtohet me financimin e qeverisë shqiptare me një fond prej rreth 12 milionë euro./O.S

Të fundit

OKB: Të paktën 875 palestinezë u vranë duke pritur për ndihmat humanitare në Gaza

Zyra e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCHR) ka njoftuar të martën se ka regjistruar të...

Çerçiz Topulli, pushka që nuk heshti për Atdheun

Nga Leonard Veizi Një mëngjes korriku, kur dielli ngjitej mbi kodrat e Podgoricës dhe tymi i barutit ende errëzonte qiellin, një trup shqiptar ra mbi...

‘Fshatarët shihen sikur po shesin drogë’/ Braçe: Skema e TVSH bllokon lëshimin e faturës

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e sheh si të domosdoshëm aksionin e ndërmarrë për sekuestrimin e produkteve bujqësore e blegtorale që tregtohen pa faturë,...

Celine Dion i mahnit fansat me foto në pishinë

Këngëtarja kanadeze Celine Dion, 57 vjeçe, ka surprizuar fansat e saj duke postuar në rrjetet sociale foto ku shfaqet e relaksuar në një pishinë,...

Serbia dhe Kina bashkojnë armët. Stërvitja e parë ushtarake mes dy vendeve

Serbia dhe Kina bashkojnë forcat e armatosura, për stërvitjen e parë të përbashkët ushtarake, gjatë gjysmës së dytë të korrikut. Siç njoftoi zëdhënësi i Ministrisë...

Lajme të tjera

Web TV